Shqipëria mes vendeve paqësore në botë për vitin 2021

Postuar në 28 Qershor, 2021 13:38

Indeksi Global i Paqes lindi si një përpjekje për të llogaritur shkallën e paqes, ose qëndrimi i një vendi të veçantë sovran për t'u konsideruar paqësor. Indeksi është prodhuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh të paqes dhe bazohet në të dhënat e siguruara dhe rishikuara nga Njësia e Inteligjencës së The Economist, një kompani e hulumtimit dhe konsulencës që ofron analiza mbi menaxhimin e shteteve dhe kompanive.

Deri më sot, ky raport konsiderohet si metoda e parë dhe më e besueshme për matjen e paqes në botë. Ai përpilohet mbi 23 tregues sasiorë dhe cilësorë të ndarë në tre tema kryesore: niveli i sigurisë sociale, niveli i konfliktit të brendshëm dhe të huaj dhe shkalla e militarizimit.

Këtë vit, renditja tregon një përkeqësim të lehtë të nivelit të paqes në botë, i cili ka rënë me një mesatare prej 0,07 për qind. Kjo është hera e nëntë në 13 vitet e fundit, me 87 shtete në përmirësim dhe 73 në përkeqësim.

Në çdo rast, ky është hendeku i dytë më i ulët statistikor midis një viti dhe tjetrit. Shteti më paqësor në botë mbetet Islanda, e cila ka mbajtur rekordin që nga viti 2008, e ndjekur nga Zelanda e Re, Danimarka, Portugalia dhe Sllovenia. Gjermania është e 17-a, Italia e 32-ta dhe Britania e Madhe e 33-ta.

Evropa mbetet kontinenti më paqësor. Shumë pas saj janë dy shtete që e kanë bërë kalë beteje politikën e jashtme agresive, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat renditen përkatësisht e 122-ta dhe e 154-ta. Pozitë e keqe edhe për një komb tjetër, që në vitet e fundit ka treguar se ka ambicie ekspansioniste, si Turqia (e 149-ta).

Shqipëria renditet e 48-a, më poshtë se Maqedonia e Veriut, e 40-a, dhe Serbia, e cila qëndron e 44-ta në listë. Mali i Zi ndodhet më poshtë në listë, në vendin e 51, Greqia e 66-a, Bosnje-Hercegovia e 72-a dhe Kosova e 80-a.

Në Afrikë, kontinenti më i paqëndrueshëm gjeopolitikisht, vendet më paqësore janë, sipas radhës, Mauritius (28), Gana (38), Botsvana, Sierra Leone (46), Gambia (53) dhe Senegal (54) dhe Tanzania (58). Ato lënë pas Libinë (156), Republikën Demokratike të Kongos (157) dhe Somalinë (158).

Asnjë shtet afrikan nuk konsiderohet të jetë plotësisht paqësor. Në fakt, lista është mbyllur nga tre vende të zonës së Lindjes së Mesme, e cila e konfirmon veten si zonë me normën më të ulët të paqes në botë. Në veçanti, këto vende kanë pasur një histori të trazuar dhe komplekse vitet e fundit, si Siria (161), Jemeni (162) dhe, për herë të katërt radhazi në pozicionin e fundit, Afganistani (163).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.