Rusi/Vaksina stok dhe rekord infeksionesh të reja

Postuar në 19 Qershor, 2021 14:17

Nuk ka ende një shpejgim se pse vaksinimi është në shifra të ulëta në Rusi, në një kohë kur vaksinat janë në dispozicion dhe paralelisht rastet e Covid-19 po rriten çdo ditë. Fushata e vaksinimit ka nisur prej kohësh dhe paravërisht nxitjes dhe stimujve nga qeveria, janë vetëm 18 milionë rusët që kanë marrë të paktën një dozë vaksine (shifra e 2 qershorit).

Në Rusi, vaksinën mund ta bësh kudo, por pavarësisht kësaj, fushata është shumë larg asaj të Perëndimit, raporton France 24. Ndryshe nga shumica e vendeve, Rusisë nuk i mungojnë vaksinat, pasi ka aprovuar katër të tilla, ndërkohë që duhet rikujtuar se ishte a para që prodhoi një vaksinë kundër Covid-19, Sputnik V, dhe lidhi marrëveshje furznizimi me shumë vende të tjera.

Moska regjistroi më shumë se 9 000 raste të reja të premten, mbi gjysma e totalit kombëtar. Kjo e ka bërë të rikthejë masat që ishin hequr, duke përfshirë mbylljen e bareve deri në orën 11:00. Një masë tjetër është vaksinimi i detyrueshëm për njerëzit që punojnë në mjedise publike si parukierët dhe shoferët e taksive, tregtarët, punonjësit e bankave dhe mësuesit.

Rritja e beftë e rasteve vjen vetëm pak muaj pasi presidenti Putin i siguroi rusët se më e keqja kishte kaluar. Kjo duket se i ka zënë të papërgatitur edhe zyrtarëve të lartë, që qëndrojnë pas garancisë së Putinit. Virologët rusë thonë se varianti Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, tani është lloji më i përhapur në Moskë. Kryetari i bashkisë, Sergey Sobyanin, raportoi të premten se 89.3 përqind e të gjitha rasteve të reja të koronavirusit në qytet përfshijnë variantin Delta. Rusia ka raportuar 125 853 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por mendohet që numri real është shumë më i lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.