Bashkimi Sovjetik dhe Adidas, një histori e fshehtë dashurie

Postuar në 03 Qershor, 2021 10:40

Pavarësisht se zyrtarisht kishte një përbuzje për mallrat e Perëndimit, Bashkimi  Sovjetik ka mbajtur një partneritet aktiv dhe të ngushtë me të. Sigurisht, këto lidhje nuk janë pranuar kurrë publikisht, por prova e tyre mbetet në mediat e huaja dhe arkivat e brendshme sovjetike. Një nga pikat e konvergjencës BRSS-Perëndim ishte pikërisht gjiganti i veshjeve sportive, Adidas.

Kontrata sekrete

Pas Luftës së Dytë Botërore, Lojërat Olimpike u bënë një nga platformat kryesore për reklamimin e produkteve, megjithëse jo zyrtarisht. Çdo kompani ëndërronte t’i shihte atletët më tëmirë duke mbajtur veshur një prej produkteve të tyre. Bashkimi  Sovjetik ishte veçanërisht tërheqës në këtë drejtim, pasi atletët sovjetikë ishin ndër më të mirët në botë dhe natyra e izoluar e vendit tërhiqte gjithmonë vëmendje.

Bashkimi midis Adidas dhe BS mendohet se ka filluar në 1980, kur Moska priti Lojërat Olimpike. Por bashkëpunimi në fakt filloi shumë më herët.

Sipas regjistrave të Komitetit Sovjetik të Sporteve nga 1979, "mbi partneritetin me Adidas (FRG)", partneriteti me kompaninë gjermane vijonte prej 20 vjetësh!

Edhe marka të tjera perëndimore u panë shpesh te atletët sovjetikë. Në 1965, “The New York Times”, duke cituar AP, raportonte porosinë që ishte bërë për 46 palë këpucë basketbolli te Converse Rubber Company.

Shpjegimi për këto standard të dyfishta ishte mjaft i thjeshtë: BS nuk ishte aq konkurruese sa u përket veshjeve sportive, sepse nuk kishte as teknologjinë, as materialet. Por, njëkohësisht duhej të gjente një mënyrë për të fshehur partneritetin e pandërgjegjshëm me imperialistët perëndimorë. Edhe zgjidhja ishte mjaft e thjeshtë.

Fshehja e ‘Adidas’ pas ‘Moskva’

Në gjysmën e dytë të viteve 1970, lidershipi sovjetik vendosi partneritet zyrtar me Adidasin. Kompania u bë furnizuesi zyrtar për Lojërat Olimpike të ardhshme dhe atletet zunë pjesën më të madhe të dërgesave. Sidoqoftë, në vitin 1979, inkursioni sovjetik në Afganistan kishte nxitur një bojkot ndërkombëtar dhe një rënie të menjëhershme të marrëdhënieve me Perëndimin. Në total, 65 vende, duke përfshirë Gjermaninë Perëndimore, u tërhoqën nga lojërat dhe Adidas e gjeti veten në vështirësi, duke pasur tashmë një kontratë fitimprurëse. Për më tepër, sipas dokumenteve historike, Horst Dassler-it, CEO i Adidas në atë kohë, iu desh të bëhej i dërguar i huaj de-facto i BRSS në atë periudhë të vështirë. Ky rol jo zyrtar nënkuptonte azhurnimin e udhëheqjes sovjetike në lidhje me qëndrimet ndaj vendit.

Sovjetikët, nga ana e tyre, kishin kërkesa të mëdha për kompaninë kapitaliste. E para ishte heqja e të gjitha logove dhe emrit ‘Adidas’, në mënyrë që të mos shihej marka perëndimore në të njëjtën foto me atletët sovjetikë. Së dyti, kompania duhej të transferonte prodhimin e të gjithë linjës në Bashkimin Sovjetik dhe të linte pajisjet atje pasi të mbaronte.

Për ta arritur këtë, sovjetikët blenë licencën për të prodhuar në territorin e tyre. Për kompaninë gjermane, kjo ishte një praktikë standarde dhe BS u bë vendi i njëzetë që filloi të prodhonte atlete Adidas. Përveç vetë licencës, atyre iu desh të blinin pajisje, kimikate dhe materiale të tjera. Sidoqoftë, një auditim zbuloi se Bashkimi Sovjetik posedonte vetëm tre lloje materialesh artificiale nga lista e atyre që kërkoheshin për prodhimin e këpucëve.

Modeli kult ‘Gazelle’ u prodhua në disa variante ngjyrash. Sidoqoftë, vështirë se mund t'i gjeje në një dyqan: njëpjesë e produktit u eksportua menjëherë dhe pjesa tjetër u shkoi atletëve sovjetikë – të cilët i morën ato vetëm në ngjyrë blu, duke çuar në supozimin se nuk po prodhohej asnjë version tjetër. Tri vijat legjendare të Adidasit u lanë siç ishin, por emri ‘Adidas’ u ndërrua me fjalën ‘Moskva’.

Pikërisht në atë moment, publiku sovjetik miratoi modën e atleteve: "Para Olimpiadës , ato visheshin më shumë si këpucë sportive dhenuk do i shihje kurrë të veshura në zyrë ose në mjedise të tjera të respektuara", kujton njëgrua e cituar nga “Russia beyond the headlines”. "Para Olimpiadës, ishte bërë shumë PR për ekipin, duke përfshirë fotografi, veçanërisht jashtë vendit, me shkrepje në stilin e filmit ... kështu që të gjithë i kushtuan vëmendje të madhe dhe veshja e xhinseve me atlete u bëzgjedhje e përditshme. Të gjithë filluan ta ndjekin këtë trend. Papritmas, atletet ishin në modë, madje edhe ato të prodhuara në vend, çka krijoi deficit.

Në BS u bënë edhe përpjekje për të prodhuar xhinse, por ato ishin një dështim – rezultati nuk dukej aspak si ai që ishte bërë i famshëm nga Shtetet e Bashkuara. Duke kuptuar që e njëjta gjë mund të ndodhte me atletet, Adidas miratoi një proces të rreptë të përzgjedhjes së stafit.

Misha Ulikhanyan, drejtori i fabrikës së këpucëve sportive Egvard, e cila ka prodhuar produkte Adidas që nga viti 1985, kujton: “Gjermanët mbërritën këtu dhe punësuan një tufë vajzash të reja nën 23 vjeç, duke mos pranuar askënd më të vjetër. Ata thjesht nuk e lejuan një gjë të tillë dhe një kusht tjetër ishte që ata nuk mund të kishin pasur një punë të mëparshme ose të kishin ndonjë specializim tjetër. Pra, trajnimi i tyre do të ishte vetëm në prodhimin e Adidas, pa përvojë të mëparshme në prodhimin e këpucëve”.

Këpucë të modës për Spetsnaz

Si rezultat, këpucët sportive të prodhuara në BRSS ishin në të vërtetë me cilësi të lartë, njësoj si ato që prodhoheshin në Gjermani. Dhe, për atë arsye, marka ‘Moskva’, përfundoi në këmbët e ushtarëve në Afganistan, që kishin shërbyer si pretekst për të bojkotuar Lojërat.

Thelbi i çështjes ishte që pajisjet e ofruara në BRSS nuk ishin të përshtatshme për tokën afgane: çizmet sovjetike bënin shumë zhurmë dhe nuk ishin të përshtatshme për terrenin e thyer malor.

Si rezultat, anëtarëve të forcave elitare sovjetike, të tilla si VDV (divizioni i parashutistëve) dhe Spetsnaz, iu dha leja për të improvizuar - për të zgjedhur këpucët e përshtatshme për terrenin gjeografik. Këpucët ‘Moskva’ dukeshin si zgjedhja ideale, përveç një çështjeje që kishte të bënte më shumë me PR: Ushtarët sovjetikë, në thelb, mbanin këpucë tenisi, sipas një raporti të hulumtimit ushtarak amerikan të vitit 1995.

Komanda sovjetike e kuptonte këtë dhe nuk lejonte botimin e fotografive në të cilat ushtarëve u dukeshin këmbët. Sidoqoftë, disa arritën të publikoheshin në media - dhe kështu, atletet 'Moskva' u bënë kult. Trendi për atletet u bë aq masiv saqë modeli i veçantë i përdorur në Afganistan u përjetësua në filma dhe stërvitje ushtarake, në lodra dhe figura aksioni.

 ‘Moskva’ ndaloi prodhimin në vitin 2011, kur ato u zëvendësuan me këpucë moderne, si pjesë e reformës së gjerë ushtarake ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.