Komisioni hetimor mbyll punën: Meta shkeli Kushtetutën

Postuar në 28 Maj, 2021 17:31

Raporti i komisionit hetimor për kreun e shtetit i kalon për votim Parlamentit. Puna trejavore e komisionit është finalizuar me një raport prej 50 faqesh, në të cilin konkludon se presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do t’u presë dorën, thirrjet luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin Meta ta ndalojë këtë fushatë.  Në vend që të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie, që nuk gjenden askund”, tha kryetari i komisionit, Alket Hyseni.

Presidenti Meta nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave të komisionit hetimor. Kreu i shtetit e ka cilësuar të paligjshëm këtë komision, i cili sipas tij del nga një Parlament jolegjitim.

Tashmë fjala i kalon Kuvendit, i cili nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuesja është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.