komisioni hetimor

Dekretet? Akte të vlefshme, por si letra bakalli

Postuar në 09 Shtator, 2019 20:37

Politika shqiptare ka ofruar sot një ndër shfaqjet më bajate që sugjerojnë se pazari i radhës tashmë ashtë arritur dhe po kërkohen rrugët proceduriale për të bonifikuar fekalet e prodhuara në shkallë industriale këto muaj. Në paraqitjen e tij para Komisionit Hetimor që shqyrton argumentet për shkarkimin e tij, presidenti i Republikës u pyet nga deputeti Bashkim Fino: 

Çfarë do të bëni me 13 tetorin? 

Çfarë fituam nga shmangia e zjarrit të 8 qershorit?

Postuar në 09 Shtator, 2019 14:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta u tha sot shqiptarëve se më 8 qershor do të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Se qysh e tek, si e kur është përcjellë ky informacion shumë delikat sipas standardeve të normalitetit, këtë kreu i shtetit nuk e tha. Ai tha që do i vihej zjarri të shenjtit Parlament të Shqipërisë.

A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias

Postuar në 15 Korrik, 2019 16:24

Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ish-avokatja e Shtetit: CEZ kërkoi 300 milionë euro për t'u larguar

Postuar në 19 Janar, 2017 15:26

Komisioni Hetimor për cëshjen e CEZ ka thirur të dëshmojë në mbledhejn e rradhës, ish-avokaten e Shtetit Ledina Mandia. Në dëshminë e saj, Mandia ka bërë të ditur se kompania CEZ ka kërkuar 300 milonë euro dhe daljen nga Shqipëria, në të kundërt do ta çonte çështjen në Arbitrazh dhe do të kërkonte 500 milionë euro nga Shqipëria. 

Do përgjojmë këdo dhe nuk i japim llogari njeriu!

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 20:52

Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit Parlamentar Hetimor për pajisjen përgjuese ku kanë qenë për të dëshmuar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Në parantezë duhet të theksojmë se nga kësi komisionesh opinioni publik nuk duhet të presë asgjë nga opozita e Partisë Demokratike, e cila operon aty me zhurmë paralelisht me komisionin për CEZ ku është thirrur Sali Berisha. Jemi pra në kushtet e një pazari të hapur.

Raportimi i Leskajt për aferën CEZ tensionon mbledhjen e Komisionit Hetimor: Nuk jam dëshmitar ordiner, marrëveshja në 15 copa letre(Video)

Postuar në 12 Tetor, 2016 23:14

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj rideklaroi në Komisionin Hetimor për CEZ se pas marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë çeke qëndron një aferë e madhe. Këto konkulzione sipas tij kanë dalë pas auditimit që KLSH i ka bërë negociatave mes palës shqiptare dhe kompanisë çeke. CEZ Mbledhja u tensionua pas kërkesës të deputetit socialist Eduart Shalsi për të marrë fjalën, çka detyroi kryetarin e komisionit të  mbyllë mbledhjen. Video më poshtë është një zbardhje e auditimit që KLSH i ka bërë marrëveshjes së Gjiknurit, për të cilin Prokuroria i pushoi hetimet.

Deklaratat Fiskale, Kryetari i Komisionit Hetimor: Bizneset po mbyllen edhe nga presioni me të dhënat e vjedhura nga serveri i Tatimeve

Postuar në 05 Maj, 2016 15:53

Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor për serverin e Tatimeve, Arben Ristani, ka deklaruar sot se punë e këtij komisioni nuk ka afat. “Ne do të kërkojmë aq kohë sa na duhet për të mbaruar hetimet. Nuk ka një kohë përfundimtare. Komisionet nuk janë fiktive, janë produktive. Është komisioni i dytë që drejtoj. Komisioni për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka qënë mjaft produktiv. Dhe ky komision tani ka nxjerrë një batutë qesharake nga ish ministri Financave që thotë që nuk veprojmë gjithmonë sipas letrave dhe ligjit, por dhe sipas qejfit.

Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave

Postuar në 29 Mars, 2016 15:28

Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj.

Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server

Postuar në 18 Mars, 2016 15:14

Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.

Subscribe to RSS - komisioni hetimor