Ministrja gjermane e Familjes jep dorëheqjen pas skandalit të plagjiaturës

Postuar në 19 Maj, 2021 16:46

Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey, dha dorëheqjen të mërkurën pas doktoratura e saj rezultoi një plagjiaturë. Giffey, e cila vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, e paraqiti dorëheqjen te kancelarja Angela Merkel, raporton DW.

Giffey, 43 vjeç, u vu në qendër të vëmendjes në shkurt 2019 për një disertacion doktorature që ajo dorëzoi në Universitetin Berlini i Lirë, në 2010.

Rihapja e kësaj teme më shumë se dy vjet më vonë e detyroi ministren të dorëhiqej.

"Ditët e fundit, ka pasur diskutime të reja në lidhje me disertacionin tim nga 2010. Anëtarët e qeverisë federale, partia ime dhe publiku kanë të drejtë të sqarohen. Prandaj, unë kam vendosur që të paraqes dorëheqjen”.

Pas një rishikimi të disertacionit, Universiteti i Berlinit i tërhoqi vëmendjen Giffey-t, por vendosi unanimisht në tetor 2019 që ajo mund të mbante doktoraturën në shkencat politike, duke shtuar se çështjet e identifikuara në disertacionin e saj nuk justifikonin heqjen e titullit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Giffey tha se nuk do të përdorte më titullin doktor. Giffey ka shërbyer si ministre për gratë dhe çështjet e familjes që nga marsi 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.