Turqia dhe Egjipti nisin konsultimet për normalizimin e marrëdhënieve

Postuar në 05 Maj, 2021 15:30

Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që të nisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike që kanë pësuar thyerje gjatë tetë viteve të fundit. Media të ndryshme raportojnë se zyrtarë nga të dy vendet do të takohen sot dhe nesër në Kajro dhe siç thuhet delegacioni turk drejtohet nga zv.ministri i Jashtëm Sedat Onal.

Këto bisedime hulumtuese do të përqendrohen në hapat e nevojshëm që mund të çojnë drejt normalizimit të marrëdhnënieve mes të dyja vendeve në planin dypalësh dhe atë rajonal

është shprehur Ministria e Jashtme e Turqisë.

I njëjti njoftim është publikuar edhe nga pala egjiptiane. Marrëdhëniet mes të dyja vendeve u përkqësuan qëkurse në Egjipt në pushtet erdhi presidenti aktual, Abdel-Fattah el Sissi që rrëzoi në vitin 2013 presidenti e zgjedhur me zgjedhje, Mohamed Morsi. Morsi përfaqësonte Vëllazërinë Myslimane, një organizatë pro turke e cila u godit rëndë dhe qysh atëherë Egjipti dhe Turqia kanë kaluar në një fazë ngrice në raportet e tyre. Po kështu pikë e nxehtë është edhe situata në Mesdhe, Libi dhe raportet që implikojnë Greqinë dhe Qipron.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.