Një projekt modern për Koloseun e Romës

Postuar në 03 Maj, 2021 12:54

Koloseu antik romak do të ketë sërish një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech, të shpallur nga Ministria e Kulturës të dielën. 

Dyshemeja e re hi-tech do t’u japë vizitorëve mundësinë të ecin mbi të  deri në qendër të Koloseut, duke përjetuar të njëjtën përvojë si vizitorët deri në fund të shekullit të XIX, thotë ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini.

Kati i fundit është hequr hoq nga arkeologët për t’i hapur pamjen labirintit të dhomave dhe korridoreve që janë të vendosura poshtë arenës.

Kontratën prej 18.5 milionë euro (22.2 milion dollarë)për projektin e ri e ka fituar “Milan Ingegneria”, një firmë italiane, e cila është zotuar ta përfundojë projektin deri në 2023.

Platforma prej druri do të përbëhet nga qindra pllaka që mund të rrotullohen për të sjellë dritë natyrore në dhomat nëntokësore që dikur strehonin gladiatorët dhe kafshët përpara daljes në arenë.

Kosolseu është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, që tërheq rreth 7.6 milionë vizitorë në 2019, para se të goditej koronavirusi. E ndërtuar 2 000 vjet më parë, arena prej guri ishte amfiteatri më i madh në perandorinë romake. Në kohën e lulëzimit të saj, Koloseu kishte70 000 vende dhe organizonte luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.