Parajsat fiskale/ Pakënaqësi në Zvicër për deklaratën e Biden

Postuar në 30 Prill, 2021 17:45

Një deklaratë e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk është pritur mirë në Zvicër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha pak ditë më parë se shumë kompani e përdorin Zvicrën dhe dy vende të tjera si parajsa fiskale. Por në Zvicër, Departamenti Federal i Financave e cilësoi një pretendim të tillë "të papërshtatshëm dhe plotësisht të vjetëruar".

"Shumë kompani shmangin taksat përmes parajsave tatimore në Zvicër, Bermuda dhe Ishujt Kajman", tha Biden të mërkurën gjatë fjalës së tij në Kongres, kur u bëri thirrje të pasurve dhe korporatave të paguajnë taksën që u takon.

Zvicra ka pasur prej kohësh reputacion si parajsë për evazorët nga vende të tjera. Por një reformë e vitit 2019 shfuqizoi të gjitha modelet e taksave të kritikuara nga OECD-ja.

"Ne e raportuam këtë në Thesarin e SHBA-ve javën e kaluar, pasi kjo nuk është hera e parë që administrata e re i bën këto deklarata", citohet nga Euronews, Isabelle Roesch, zëdhënëse e Departamentit të Financave në Zvicër.

Ndërsa Biden përmendi vendet që bëjnë të mundur llogaritë offshore, aktivistët kundër korrupsionit thonë se edhe vetë SHBA duhet t’i shqyrtojë rregullat që ndihmojnë evazorët.

Rrjeti i Drejtësisë Tatimore me qendër në Londër vitin e kaluar i renditi Shtetet e Bashkuara si vendi i dytë më i madh që bën të mundur sekretin financiar, pas Ishujve Kajman dhe përpara Zvicrës.

Delaware, shteti që Biden përfaqësoi në Senat për 36 vjet, ka reputacion ndërkombëtar si vendi që u bën të mundur kompanive dhe individëve të pasur të fshehin emrat e atyre që njihen si përfituesit fundorë të kompanive-guackë të regjistruara atje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.