Nis xhirimi i serive të reja të “Game of Thrones”

Postuar në 29 Prill, 2021 19:28

Seritë e reja të “Game of Thrones House of the Dragon” kanë filluar të xhirohen në Cornwall.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto të kastit dhe aktorëve me kostume, që mendohet të jenë yjet Matt Smith dhe Emma D'Arcy, në Holywell Bay pranë Newquay.

Seritë e reja i zhvendosin ngjarjet 300 vjet para atyre të “Game Of Thrones” dhe do të tregojnë historinë e familjes Targaryen. Ato bazohen në romanin e George RR Martin, “Gjak dhe zjarr”.

Seriali pritet të lançohet në vitin 2022 në shërbimin streaming HBO Max në SHBA.

Game of Thrones ishte një fenomen i kulturës pop gjatë tetë sezoneve të tij nga 2011-2019 dhe është  filmuar kryesisht në Irlandën e Veriut.

House of the Dragon është një nga shumë projektet televizive të Game of Thrones që HBO ka në proces.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.