game of thrones

Nis xhirimi i serive të reja të “Game of Thrones”

Postuar në 29 Prill, 2021 19:28

Seritë e reja të “Game of Thrones House of the Dragon” kanë filluar të xhirohen në Cornwall.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto të kastit dhe aktorëve me kostume, që mendohet të jenë yjet Matt Smith dhe Emma D'Arcy, në Holywell Bay pranë Newquay.

Seritë e reja i zhvendosin ngjarjet 300 vjet para atyre të “Game Of Thrones” dhe do të tregojnë historinë e familjes Targaryen. Ato bazohen në romanin e George RR Martin, “Gjak dhe zjarr”.

Game of Thrones?! Kemi historinë e Bizantit

Postuar në 06 Maj, 2019 15:08

 

Nuk kam asnjë ide se pse njerëzit e ndjekin “Game of Thrones”, i cili e nisi sezonin e tij të tetë dhe të fundit në HBO katër javë më parë, me shifra rekord shikuesish. E them këtë jo thjesht sepse mendoj se çalon si show (edhe pse vetë kam qenë ndjekës), por sepse nëse do të vendosja të shpenzoja qindra orë të jetës sime zhytur në historinë më së shumti të papërfillshme të një mbretërie dhe njerëzve të saj - disa prej tyre krenarë dhe të bukur, disa të tjerë të egër - do të lexoja më shumë për Bizantin.

GOT 8-3, Valar Morghulis

Postuar në 30 Prill, 2019 02:31

Vështirë se në media të jetë komentuar ndonjë film kaq shumë sa Game of Thrones.  Brenda këtij qerthullli ku zhvillohen teori konspiracioni për serinë pasardhëse, episodi 3 i sezonit 8, mban rekordin. Pak orë pasi u shfaq, thuajse të gjitha mediat pa dallim komentuan zhvillimin e ngjarjeve, vdekjet e heronjve dhe personazheve dhe mbi të gjitha zbuluan atë që askush nuk e kishte parashikuar: Beteja e Fundit nuk është kundër të vdekurve, por për Iron Throne.

Winter is coming...Sezoni i tetë më 14 prill

Postuar në 05 Mars, 2019 18:10

Janë shfaqur më në fund në media fragmente përmbledhëse nga sezoni i tetë i serialit Game of Thrones, padyshim një dukuri e këtyre viteve të fundit.

Aria Stark, Xhon Snou, Deneris Tajgerian, Tirion dhe Sersi Lanister, të gjithë protagonistë të serialit që zgjidh përballjen finale mes njerëzimit dhe të vdekurve, ose më saktë Antinjerëzimit. I cili vjen nga një kufi përtej Veriut, një lloj hiperboria e së keqes.

"Game of Thrones", seriali i fundit shfaqet në prill 2019

Postuar në 25 Nëntor, 2018 20:07

“Game of Thrones” ëshë një ndër serialet më të suksesshëm dhe me më shumë ndjekës në të gjithë botën. Ndërkohë që janë bërë shumë spekulime se sezoni i tetë i serialit ‘Game of Thrones’ mund të shtyhet akoma më shumë, fansat mezi po presin publikimin e tij.  Për të gjithë ata HBO, televizioni që shfaq këtë serial ka dhënë një lajm të mirë: sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019. Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.

Por çfarë do të ndodhë në seritë vijuese të serialit?

Subscribe to RSS - game of thrones