Mbrojtje apo lojë me Vjosën?

Postuar në 05 Shkurt, 2021 16:53

Shpallja e luginës së Vjosës, të vetmit lumë të egër në Europë park kombëtar, pak ditë më parë nga vetë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, për përfqësuesit e ECOALBANIA është thjesht një lojë politike.

Drejtori i ECO ALB, Olsi Nora, ka thënë për MCN se po luhet me një çështje sensitive, pasi nuk po bëhet transparent ky vendim pas kalimit në këshillin e territorit.

Ne jemi të sigurt që nuk është shpallur park kombëtra. Nuk është rasti i parë. Sa herë kemi qenë para fushatave elektorale është luajtur me të. Nuk është hera e parë që kryeministri deklaron që do ta shpallim park kombëtar, do ta mbrojmë. Janë lojëra sepse në fushatë, çdo votë vlen”, thotë Nora.

Por sipas drejtorit të AKZM, Zamir Dedej po kryhet një analizë e thelluar pasi përfshihet e gjithë rrjedha prej Greqisë deri në grykë derdhjen me Vjosën.

Bëhet fjalë vetëm për basenin ujor, pra lugina ku rrjedh shtrati i lumit. Brenda kësaj do të bëhet zonimi”, thotë Dedej.

Sipas Norës, nuk shpallet e gjithë lugina zonë e mbrojtur , por deri në Memalij përë ti lënë shteg ngritjes së Heceve, ku firma turke Kavlu Energji është në proces gjyqësor, por që për kreun e AKZM, për hidrocentralin e Kalivaçit është hedhur poshtë kërkesa.

Aty janë dy kontrata, Kalivaçi dhe Poçemi. E Kalivaçit është në proces gjyqësor. Ne e kemi fituar betejën në shkallën e parë në gjykatë dhe ministritë kanë apeluar. Por kontrata nuk është shfuqizuar në mënyrë kategorike”, thotë Nora.

Vjosa,  në jug të Shqipërisë, është një nga lumenjtë e fundit të paprekur të egër në Evropë me një gjatësisë 270 km. Një analizë e thellë e OJQ-ve zbulon se përveç tetë projekteve për hidrocentrale përgjatë Vjosës, gjithë degët e saj janë planifikuar të ndërpriten dhe të devijohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.