Vaksina ruse Sputnik V kalon provën. Efektive 91.6% ndaj CoVid-19

Postuar në 02 Shkurt, 2021 15:00

Sputnik V ishte vaksina e parë që iu prezantua botës si armë efektive kundër Covid-19. Fillimisht, komuniteti shkencor e priti me skepticizëm. Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte bërë në mënyrë të nxituar dhe mungonte transparenca lidhur me të. Rusia e nisi menjëherë fushatën e vaksinimit me të, madje lidhi marrëveshje me disa vende për t’I furnizuar me doza. Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga regjistrimi i saj në Rusi, studiuesit japin konfirmimin: Vaksina është efektive në 91.6 % të rasteve. Konkluzionet janë botuar në revistën shkencore “Lancet”.

Studimi është bazuar në kërkime që përfshijnë rreth 20 000 njerëz mbi moshën 18 vjeç në 25 spitale në Moskë midis shtatorit dhe nëntorit. Nga këta pacientë, tre të katërtat morën dy doza të vaksinës ruse me 21 ditë  diferencë. Efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin simptoma të ngjashme me gripin, dhimbje në vendin e injektimit dhe lodhje. Efektet anësore serioze ishin të rralla në të dy grupet dhe katër vdekje u raportuan në studim, megjithëse asnjë prej tyre nuk u konsiderua si rezultat i vaksinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.