Zgjedhjet amerikane shndërrohen në muhabet telefoni. Publikohet bisedë e sikletshme e Trump...(audio)

Postuar në 04 Janar, 2021 02:38

Gazeta “The Washington Post” ka publikuar sot materiale audio të një bisede të presidentit Donald Trump me zyrtarin kryesor të zgjedhjeve në shtetin e Georgia, Brad Raffesnperger në të cilën Trump ankohet për mashtrim elektoral dhe kërcënon se mosreagimi i tyre është vepër penale.

Trump deklaron se ka fituar në Georgia dhe ankohet se vota nuk po numërohet saktë, ndërkohë që zyrtari në fjalë i quan si të gabuara konstatimet e presidentit që në minutën 39:45 thotë se “i duhen 11 780 vota”. Biseda zgjat më shumë se 1 orë dhe nuk dihet se nga ka rrjedhur, por duket se ajo i jep fund me turp një presidence të shumëpërfolur, jo pse zbulon ndonjë shkelje, por sepse e vendos Trump në një pozitë jo të mirë teksa ngjan se kërkon vota në vetë të parë.

Pa folur për katandisjen e procesit zgjedhor në një vend që i predikon mbarë botës të drejtën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.