CPJ: Rekord gazetarësh të burgosur gjatë 2020

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 10:26

Gjatë vitit 2020, numri i gazetarëve të burgosur ka arritur një rekord të ri. Një raporti i hartuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një grup me bazë në Nju-Jork, thotë se të paktën 274 gazetarë kanë përfunduar në burg deri më 1 dhjetor të këtij viti. Ky është numri më i lartë i gazetarëve të burgosur qëkur grupi ka nisur të mbledhë të dhëna për herë të parë në vitin 1990.  

Sipas këtij Komiteti, vitin e kaluar janë regjistruar 250 gazetarë të burgosur.

Burgosja e gazetarëve ka ardhur për shkak se qeveritë kanë shtypur mbulimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, apo kanë tentuar të shtypin raportimet për pakënaqësi civile.

Protestat dhe tensionet politike janë bërë shkak për arrestimin e gazetarëve në vende si Kina, Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite.

Përpjekja e liderëve për të kontrolluar raportimet mbi situatën e pandemisë së koronavirusit ka përfunduar me burgosjen e disa gazetarëve, dy prej të cilëve kanë humbur jetën nga virusi ndërkohë që ishin në kushtet e lirisë së kufizuar.

Shtetet ku numri i gazetarëve të burgosur është rritur dukshëm janë Bjellorusia dhe Etiopia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.