Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për shpalljen e Gjendjes së Emergjencës Klimaterike

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 20:13

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar sot nga qeveritë që të shpallin gjendjen e emergjencës klimaterike. Duke folur gjatë një samit virtual, pesë vjet nga marrëveshje e Parisit për klimën, Guterres ka tërhequr vëmendjen se nëse njerëzimi nuk ndryshon kurs, atëherë në fund të shekullit ai do të përballet me një katastrofë globale të rritjes me 3 gradë Celcius të temperaturave.

Është kjo arsyeja pse u bëj thirrje të gjithë liderëve në mbarë botënë që të deklarojnë gjendjen e Emergjencës Klimaterike në vendet e tyre deri sat ë arrihet emetimi zero i karbonit

tha ai.  

Në samit merrnin pjesë edhe liderë si Emmanuel Macron, Xi Jinping dhe Boris Johnson ndërkohë që pritet një rishikim i objektivave në emetimin e karbonit. Një ndër problemet më imediate në këtë kuadër është qëndrimi I SHBA, pasi administrata Trump u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit. Panedmia nga ana tjetër provoi se objektivi është i arritshëm pasi sipas OKB-së, gjatë situatës së karantinës thuajse globale, emetimet ranë me 7%.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Emergjence klimaterike? PO pse mer ti pak eshte COVIDI qe na u dashka edhe nje Emergjence permbi emergjence. Po e abuzojne kete milet mga te gjitha anet, vetem si e si ta zhvasin, ta trembin, e pastaj thone qe nuk ka nje axhende idioteske per te kontrolluar cdo pordhe qe bejne njerezia. Suksese ne jete or ti Gutierrez, qeke burre i zoti shume.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.