Britania e Madhe miraton vaksinën e Pfizer-Biontech

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 09:19

Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech, e cila do të vihet në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme, raportojnë mediat britanike.

Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim të gjerë.

"Qeveria ka pranuar rekomandimin e rregullatorit farmaceutik të Mbretërisë, MHRA, për të aprovuar përdorimin e vaksinës Cfid-19 të Pfizer-BioNTech", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Vaksina do të jetë në dispozicion në të gjithë Britaninë e Madhe duke filluar nga java e ardhshme. Përparësi do t’u jepet të moshuarve të azile dhe stafit mjekësor", thuhet më tej.

MHRA thotë se vaksina ofron deri në 95 për qind mbrojtje ndaj virusit dhe është e sigurt për fillimin e vaksinimit masiv. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy injeksione secili, raporton BBC. Rreth 10 milionë doza duhet të jenë në dispozicion menjëherë sapo të mbërrijnë në vend në ditët në vijim.

Miratimi i Britanisë për vaksinën Covid-19 të BioNTech-Pfizer shënon një "moment historik" në betejën kundër pandemisë. Kështu u shpreh CEO i grupit farmaceutik amerikan pasi kompania e tij mori autorizimin e parë të këtij lloji në Perëndim.

"Autorizimi i sotëm i përdorimit emergjent në Britaninë e Madhe shënon një moment historik në luftën kundër Covid-19", tha Albert Bourla, CEO i Pfizer. Firma amerikane dhe BioNTech e Gjermanisë parashikojnë vendime të mëtejshme rregullatore nga vendet e tjera "në ditët dhe javët e ardhshme".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.