Mediat greke vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave për Covid-19

Postuar në 01 Dhjetor, 2020 20:13

 

Dy gazeta konservatore kanë ngritur alarmin në Greqi të dielën, pasi botuan raportime që pretendojnë se ka një sistem të dytë të regjistrimit të pacientëve Covid-19 në vend.

Sipas këtyre mediave, as epidemiologët që analizojnë të dhënat pandemike dhe rekomandojnë masa, as kryeministri që merr vendimet përfundimtare, nuk informohen me kohë për ecurinë e situatës së koronavirusit në vend. Shkrimet vijnë në një kohë kur Greqia ka regjistruar një mesatare prej 100 vdekjesh ditore që nga 21 nëntori dhe rritje të pacientëve të intubuar edhe në rajone ku është vendosur karantina që nga 3 nëntori.

Raportet krijojnë shqetësim serioz në lidhje me besueshmërinë e të dhënave ditore të publikuara nga Organizata Kombëtare e Shëndetit (EODY), të dhëna mbi të cilat hartohen masat nga epidemiologët.

Sipas gazetave “To Vima” dhe “Dimokratia”, ka një sistem "paralel" të regjistrimit të rasteve të reja nga EODY. Kjo do të thotë se të dhënat që zyra e kryeministrit dhe Komiteti i Epidemiologëve në Ministrinë e Shëndetësisë marrin nuk janë të plota, madje ka edhe të dhëna joreale.

Një praktikë e tillë thuhet se ka shkaktuar përçarje në marrëdhëniet midis shkencëtarëve dhe qeverisë dhe kjo mund të sjellë goditje serioze politike pasi do të kërkohen përgjegjësit.

Qeveria greke i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se këto raprotime janë të padrejta dhe tërësisht të pabaza. Sipas tij, ato kanë për qëllim të krijojnë konfuzion dhe dyshim, dukekeqorientuar qytetarët grekë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.