Ndërhyrje në punët e brendshme, Mali i Zi dëbon ambasadorin serb

Postuar në 29 Nëntor, 2020 11:24

 

Mali i Zi ka shpallur non grata ambasadorin e Serbisë dhe i ka kërkuar që të largohet nga vendi. Sipas Ministrisë së Jashtme malazeze, shkak për këtë vendim janë bërë ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme malazeze thuhet se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviç, ka treguar mosrespekt për Malin e Zi, duke e përshkruar vendimin e vitit 1918 për t’iu bashkuar Mbretërisë së dominuar nga Serbia si akt të çlirimit dhe vullnetit të lirë nga malazezët. Ky vendim u shpall i pavlefshëm nga Parlamenti malazez në vitin 2018, me argumentin se i ka hequr Malit të Zi sovranitetin e vet.

Kundërpërgjigjja e Serbisë ka ardhur në të njëjtën mënyrë. Beogradi ka shpallur non grata dhe ka dëbuar ambasadorin e Malit të Zi.

 “Për shkak të shpalljes së ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviç, person të padëshiruar, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vepruar në mënyrë reciproke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme serbe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.