Nis në Francë gjyqi ndaj ish-presidentit Nikolas Sarkozy

Postuar në 23 Nëntor, 2020 15:29

Ka nisur në Paris gjyqi kundër ish-presidentit të Francës, Nikolas Sarkozy i cili akuzohet për tentativë korruptimi të një gjykatësi.

Unë nuk jam një hajdut

është shpehur Sarkozy i cili bëhet presidenti i dytë i Francës që kalon në ndjekje penale për çështje të tilla. Sipas prokurorëve Sarkozy i premtoi gjyqtarit një punë të mirëpaguar në Monako në këmbim të informacioneve të brendshme rreth një hetimi ku po gjurmohej nëse ish-presidenti kishte pranuar pagesa të paligjshme nga Liliane Bettencourt për fushatën e tij të vitit 2007. Për akuzën prokurorët raportohet se kanë në dispozicon regjistrime telefonike mes Sarkozy dhe avokatit të tij, Thierry Herzog. Akuzuesi kryesor i ish-presidentit është biznesmeni franko-libanez, Ziad Takieddine dhe nëse ato provohen, Sarkozy rrezikon deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.