Sarkozy

Jelekët e Verdhë djegin restorantin e “Miterrand dhe Sarkozy”

Postuar në 17 Mars, 2019 19:14

Jelekët e Verdhë në Francë kanë sulmur në protestat e javës së 18-të disa mjedise private që janë simbole të luksit në Paris. Mediat raportojnë se objekt i sulmeve kanë qenë dyqanet Hugo Boss, Nespresso, por edhe restoranti shik Le Fouquet. Ky i fundit frekuentohej nga ish-presidenti socialist Francois Miterrand që prenotonte tavolinën nr. 83. 

Në këtë restorant edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozy zgjodhi të festonte fitoren e vet në vitin 2007.  Dhuna e kësaj jave shpërtheu pasi presidenti Emmanuel Macron mbylli debatin e madh kombëtar.

Drejt gjyqit

Postuar në 25 Tetor, 2018 14:12

Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy për "financimit të paligjshëm" të fushatës së tij në vitin 2012.

Hetimet zbuluan fatura fiktive të lëshuara për të fshehur tejkalimin me 18.5 milionë euro të pragut të lejuar prej 22.5 mln euro për shpenzime elektorale. Kompania e marrëdhënieve publike “Bygmalion” faturoi me 18.5 milionë euro qendrën e djathtë të drejtuar nga Sarkozy, duke pranuar parregullsitë. Megjithatë ka mohuartë ketë qenë e vetëdijshme për shpenzimet e padeklaruara.

Arrestohet Sarkozy

Postuar në 20 Mars, 2018 09:57

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi u arrestua nga autoritetet franceze të martën në mëngjes. Sipas mediave franceze, Sarkozi u arrestua jashtë stacionit të policisë Nanterre ku u ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me financimet e fushatës së tij presidenciale nga Libia në vitin 2007. 

Sarkozy në gjyq për shpenzimet e fushatës presidenciale

Postuar në 07 Shkurt, 2017 12:11

Një tjetër politikan francez do të dalë para gjyqit. Bëhet fjalë për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili do të ulet në bankën e të akuzuarve për rastin e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2012. Sarkozy dhe 13 bashkëpunëtorë të tij akuzuohen për faturat e rreme në rastin e njohur si «Affaire Βygmalion». Ata u munduan të fshehin tejkalimin e  tavanit të parashikuar me ligj për shpenzimet e fushatës për zgjedhjet presidenciale. Fushata zgjedhore e Sarkozy e tejkaloi kufirin € 22.5 milionë eurove. Bygmalion quhej kompania që organizonte takimet elektorale të Sarkozy.

Ndodh edhe kështu, Sarkozy rikandidon për një Francë “të pamëshirshme”

Postuar në 22 Gusht, 2016 18:46

Nuk janë vetëm Putin, Erdogan apo Bashar Al Asad që rikandidojnë. Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi se do të garojë zyrtarisht për President i Francës në zgjedhjet e vitit 2017. Këtë e ka lajmëruar në një postim në Facebook ku shkruan: “ "I vendosur për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. Mendoj se kam forcë për të udhëhequr këtë garë në një periudhë të trazuar të historisë sonë."

Prokuroria ndal hovin e Sarkos, në hetim për financime të paligjshme

Postuar në 17 Shkurt, 2016 01:07

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji.

Rikthimi i Nikolas Sarkozy

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 22:27

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy ka hedhur hapin e parë drejt rikthimit në presidencën franceze. Zhgënjimi nga Hollande por edhe stepja përballë ekstremit të djathtë i ka orientuar votat e francezëve tek Sarkozy. Fronti NacionaliI Mari Le Pen nuk arriti të ripërsërisë rezultatin e raundit të parë në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Francë.

Subscribe to RSS - Sarkozy