Oxfam: Një në tre njerëz në botë nuk ka ujë të pastër 

Postuar në 18 Nëntor, 2020 10:36

Në mes të pandemisë më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, një në tre njerëz në botë është pa ujë të pastër dhe më shumë se gjysma nuk kanë qasje në kanalizime të sigurta. Tre miliardë nuk kanë mundësinë të lajnë duart në në shtëpi.

Ndër më të prekurit janë ata që jetojnë në zona të shkatërruara nga lufta. Në vende të tilla si Jemeni dhe Siria mbi 35 milion njerëz nuk kanë qasje në burimet e ujit të pastër, duke rezultuar edhe më të ekspozuar ndaj Covid-19

Shifrat dalin nga një analizë e organizatës humanitare Oxfam.
Në vende të tilla si Jemeni ose Siria, dhe në shumë vende afrikane, një fëmijë nën moshën 5 vjeç ka 20 herë më shumë gjasa të vdesë nga përdorimi i ujit të ndotur, sesa për shkak të konflikteve apo dhunës. Në nivel botëror, rreth 2 miliardë njerëz ishin bllokuar në zonat e konfliktit në momentin kur shpërhteu pandemia: burra, gra dhe fëmijë aktualisht të detyruar të mbijetojnë, në rastin më të mirë, në kontekste ku armëpushimet e arritura muajt e fundit pas thirrjes së Kombeve të Bashkuara mund të prishen në çdo moment-, thotë Oxfam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.