KE: Kush nuk respekton të drejtat e komunitetit LGBTQI humbet fondet e BE-së

Postuar në 12 Nëntor, 2020 17:12

Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI. Në një intervistë për “Politico”, Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli tha se vendet që nuk respektojnë të drejtat e këtij komuniteti do të humbasin fondet e Unionit.

Jam shumë e vendosur për këtë. Sepse është një mënyrë shpresojmë për të sjellë vendet anëtare në linjë duke u thënë “Ok, nuk ke për të marrë pjesën e fondeve nëse nuk respekton sundimin e ligjit”.

Qëndrimi i komisioneres vjen në kontesktin e debatit mbi të ashtuquajturin mekanizmin kushtëzues të sundimit të ligjit që parashikon penalizim financiar për ato vende që nuk i përmbahen standardit të zbatimit të ligjit. Lidhur me këtë çështje Viktor Orban i Hungarisë ka paralajmëruar se do të vërë veton. Çështja e komunitetit LGBTQI i shtohet kështu axhendës kryesore të BE-së duke hapur një spirale debati që mund ndajë Europën.

Ne kemi hyrë në një erë të re për luftën për barazinë. Kjo strategji është pjesë e kësaj ere

tha Dalli.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.