Lideri i Ballkanit bën kurban 4 mandate për të eliminuar Ilir Metën

Postuar në 31 Tetor, 2020 20:50

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot sërish se Ilir Meta – Presidenti – është bërë një lolo. Dhe se atë nuk e solli PS-ja president, por ajo e votoi atë sepse nuk mund ta linte vendin pa president.

Fabula e këtij njeriu është e thjeshtë: Unë nuk kam asnjë faj. Unë kam vetëm merita. Për ta ngjeshur mirë në trutë e njerëzisë këtë ide, zoti Rama e ka të thjeshtë. Jo pse është më i mençur se të tjerët, por sepse së pari ka pushtetin dhe para tij shumëkush ulet dhe së dyti sepse kundërshtarët e tij janë bërë me të vërtetë Lolo. Dhe Loloja është më keq se Palaçoja.

Në vitin 2013, kur z. Rama njoftoi se kishte ngrënë ngjalën e Ilir Metës doli e bëri thirrje se për këtë aleancë “duhet të ma lini mua përgjegjësinë”. Dhe në fakt atij edhe ia lanë. E votuan me 1 milionë vota.

Në zgjedhjet e mëpasëshme ai bëri thirrje për shkrirjen e LSI-së dhe tepsisë, pasi e kishte bërë Metën President. E besuan edhe kësaj radhe: ia dhanë të gjithë pushtetin.

Sot ky njeri vazhdon në fushatën parlamentare të radhës të merret me Ilir Metën si temë kryesore. Kësaj radhe nuk di çfarë të thotë, por ksehas popullin me rromuze. Vetëm se përtej fajeve dhe budallallëqeve ku e ka lënë veten të bjerë Ilir Meta, ka një pyetje të cilës z. Rama i ikën: Po ky vetë ka ndonjë përgjegjësi?

3 mandate parlamentare për të eliminuar Ilir Metën dhe një raund elektoral i 2009-ës po për këtë qëllim dhe nuk ia doli. Pa pyetur se cili është motivi, ndoshta ne kemi të drejtë të kemi një konkluzion: Është i dështuar në këtë synim.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.