Një moment i ri i Bretton Woods: Kapitalizmi demokratik vs kapitalizmi autokratik*

Postuar në 22 Tetor, 2020 17:23
Kristalina Georgieva - Drejtore Menaxhuese e FMN-së Washington DC

 

Ndërsa reflektoja mbi ndryshimin dramatik në botë gjatë vitit të kaluar, bëra një vizitë në Bretton Woods, New Hampshire, ku 44 burra nënshkruan nenet e marrëveshjes në 1944. Themeluesit tanë u përballën me dy detyra të mëdha: të merreshin me shkatërrimin e menjëhershëm të shkaktuar nga lufta; dhe për të hedhur themelet për një botë më paqësore dhe të prosperuar pas luftës.

Në përfundim të konferencës, John Maynard Keynes theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si shpresë për botën. "Nëse mund të vazhdojmë ...Vëllazëria e njeriut do të jetë bërë më shumë se një frazë", tha ai.
Ndërsa po mirëpresim Andorrën si anëtaren tonë të 190-të, puna e FMN-së është dëshmi e vlerave të bashkëpunimit dhe solidaritetit mbi të cilat ndërtohet vëllazëria e njerëzimit.

Sot përballemi me një "moment" të ri të Bretton Woods. Një pandemi që tashmë ka marrë më shumë se një milion jetë. Një fatkeqësi ekonomike që do ta bëjë ekonominë botërore 4.4% më të vogël këtë vit dhe do të shkurtojë rreth 11 trilion dollarë të prodhimit deri vitin e ardhshëm. Dhe dëshpërimi i patreguar njerëzor përballë dëmit të madh dhe varfërisë në rritje për herë të parë në dekada.

Edhe një herë, ne përballemi me dy detyra të mëdha: të luftojmë krizën sot - dhe të ndërtojmë një të nesërme më të mirë.
Ne e dimë se çfarë hapi duhet të ndërmerret tani. Një rimëkëmbje e qëndrueshme ekonomike është e mundur vetëm nëse mundim pandeminë. Masat shëndetësore duhet të mbeten një përparësi - Unë ju nxis të mbështesni prodhimin dhe shpërndarjen e terapive dhe vaksinave efektive për të bërë të mundur që të gjitha vendet të kenë akses në to.

Unë gjithashtu ju nxis që të vazhdoni mbështetjen për punëtorët dhe bizneset deri në një dalje të qëndrueshme nga kriza shëndetësore.

Ne kemi parë masa fiskale globale prej 12 trilionë dollarësh. Bankat kryesore qendrore i kanë zgjeruar bilancet e gjendjes me 7.5 trilionë dollarë. Këto masa të sinkronizuara kanë parandaluar reagimet destruktive makro-financiare që kemi parë në krizat e mëparshme.
Por pothuajse të gjitha vendet po përballen me pasojat, veçanërisht tregu në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

Dhe ndërsa sistemi bankar global hyri në krizë me kapital të lartë dhe mbrojtës likuiditeti, ka një pikë të dobët te bankat në shumë prej tregjeve në zhvillim. Ne duhet të marrim masa për të parandaluar mbivendosjen e rreziqeve financiare për një periudhë afatmesme.
Ne përballemi me atë që unë e kam quajtur një “Ngjitje e gjatë për ekonominë globale: një ngjitje që do të jetë e vështirë, e pabarabartë, e pasigurt - dhe e prirur për pengesa.
Por është një ngritje lart. Dhe ne do të kemi një shans për të adresuar disa probleme të vazhdueshme - produktiviteti i ulët, rritja e ngadaltë, pabarazitë e mëdha, një krizë klimatike e afërt. Ne mund të bëjmë më tepër sesa të rindërtojmë botën para-pandemike - ne mund të ecim përpara drejt një bote që është më elastike, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të ri të Bretton Woods.
2. Të ecësh përpara: Tre gjëra të domosdoshme
Unë shoh tre domosdoshmëri:
Së pari, politikat e duhura ekonomike. Ajo që ishte e vërtetë në Bretton Ëoods mbetet e vërtetë edhe sot. Politikat e kujdesshme makroekonomike dhe institucionet e forta janë thelbësore për rritjen ekonomike, vendet e punës dhe standardet e përmirësuara të jetesës.
Është e vështirë që të gjitha këto të bëhen bashkë - politikat duhet të përshtaten për nevojat individuale të vendit. Mbështetja mbetet thelbësore për disa kohë - tërheqja e saj shumë herët rrezikon të shkaktojë dëm të rëndë dhe të pajustifikuar ekonomik. Faza e krizës do të përcaktojë formën e duhur të kësaj mbështetjeje, përgjithësisht më e hershme dhe më e shënjestruar pasi vendet fillojnë të rimëkëmben.
Plane të mirëhartuara afatmesme për politikat monetare, fiskale dhe financiare, si dhe reformat për të rritur tregtinë, konkurrencën dhe produktivitetin mund të ndihmojnë në krijimin e besimit për aksionin politik tani, ndërsa ndërtojnë qëndrueshmërinë e shumëkërkuar për të ardhmen.
Kjo përfshin mbajtjen nën vëzhgim të kujdesshëm të rreziqeve që paraqet borxhi i lartë publik. Ne presim që nivelet e borxhit të vitit 2021 të rriten ndjeshëm - në rreth 125 përqind të PBB-së në ekonomitë e përparuara, 65 përqind e PBB-së në tregjet në zhvillim; dhe 50 përqind e PBB-së në vendet me të ardhura të ulëta.
Fondi po siguron lehtësimin e borxhit për anëtarët e tij më të varfër dhe, me Bankën Botërore, ne mbështesim zgjerimin nga G20 të Nismës së Pezullimit të Shërbimit të Borxhit.
Përtej kësaj, në vendet ku borxhi është i paqëndrueshëm, ai duhet të ristrukturohet pa vonesë. Ne duhet të shkojmë drejt një transparence më të madhe të borxhit dhe një koordinimi të shtuar të kreditorëve. Unë jam i inkurajuar nga diskutimet e G20 mbi një kornizë të përbashkët për zgjidhjen e borxhit sovran si dhe në thirrjen tonë për përmirësimin e arkitekturës për zgjidhjen e borxhit sovran, duke përfshirë pjesëmarrjen e sektorit privat.
Ne jemi atje për vendet tona anëtare - duke mbështetur politikat e tyre.
Dhe politikat duhet të jenë për njerëzit – domosdoshmëria e dytë.
Për të marrë benefite të plota të politikës së shëndoshë ekonomike, ne duhet të investojmë më shumë tek njerëzit. Kjo do të thotë të mbrosh ata që janë më vulnerabël. Kjo gjithashtu nënkupton rritjen e kapitalit njerëzor dhe fizik për të mbështetur rritjen dhe qëndrueshmërinë.
COVID19 ka nxjerrë në pah rëndësinë e sistemeve të forta shëndetësore.

Rritja e pabarazisë dhe ndryshimi i shpejtë teknologjik kërkojnë sisteme të forta arsimimi dhe trajnimi - për të rritur mundësitë dhe për të zvogëluar pabarazitë.

Përshpejtimi i barazisë gjinore mund ndryshojë lojën në nivel global. Për vendet më të pabarabarta, mbyllja e hendekut gjinor mund të rrisë PBB me një mesatare prej 35 për qind.

Dhe investimi te të rinjtë është investimi në të ardhmen. Atye u duhet akses në shëndetësi dhe arsim, dhe gjithashtu akses në internet - sepse kjo u jep atyre akses në ekonominë dixhitale - kaq kritike për rritjen dhe zhvillimin në të ardhmen.

Zgjerimi i aksesit në internet në Afrikën Sub-Sahariane me 10 përqind të popullsisë mund të rrisë rritjen reale të PBB-së për frymë me 4 pikë përqindjeje.

Dixhitalizimi ndihmon gjithashtu me përfshirjen financiare si një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në kapërcimin e varfërisë.

Ashtu si pandemia ka treguar që nuk mund t’i injorojmë më masat paraprake shëndetësore, nuk kemi më mundësi të injorojmë ndryshimet klimatike – domosdoshmëria e tretë.

Ne përqendrohemi te ndryshimi i klimës sepse është makro-kritik dhe paraqet kërcënime të thella për rritjen dhe prosperitetin. Është gjithashtu kritik për njerëzit dhe kritik për planetin.

Në dekadën e fundit, dëmet direkte nga katastrofat e lidhura me klimën shkon në rreth 1.3 trilion dollarë. Nëse nuk na pëlqen kjo krizë shëndetësore, nuk do të na pëlqejë as kriza e klimës.

Hulumtimi ynë tregon se, me përzierjen e duhur të investimeve miqësore me mjedisin dhe taksa më të larta të karbonit, ne mund të shkojmë drejt emetimeve zero deri në vitin 2050 dhe të ndihmojmë në krijimin e miliona vendeve të reja të punës.

Ne kemi një mundësi historike për të ndërtuar një botë më të gjelbër - gjithashtu një botë më të begatë dhe me plot vende pune. Me norma të ulëta interesi, investimet e duhura sot mund të japin një divident të katërfishtë nesër: të shmangin humbjet në të ardhmen, të nxisin fitime ekonomike, të shpëtojnë jetë dhe të japin përfitime sociale dhe mjedisore për të gjithë.

3. Roli i FMN-së

Në Fond, ne po punojmë pa u lodhur për të mbështetur një rimëkëmbje të qëndrueshme - dhe një të ardhme të qëndrueshme ndërsa vendet përshtaten me transformimet strukturore të sjella nga ndryshimi i klimës, përshpejtimi dixhital dhe rritja e ekonomisë së dijes.

Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi ndarë mbi 100 miliardë dollarë - dhe kemi akoma burime të konsiderueshme nga kapaciteti i huave prej 1 trilion dollarësh.

Ne do të vazhdojmë t'u kushtojmë vëmendje të veçantë nevojave urgjente të tregjeve në zhvillim dhe vendeve me të ardhura të ulëta - veçanërisht shteteve të vogla me ekonomi të brishta, duke i ndihmuar ata të paguajnë mjekët dhe infermierët dhe të mbrojnë njerëzit më vulnerabël dhe pjesë e ekonomive të tyre.

Veprimi ynë i paprecedent u bë i mundur vetëm falë mbështetjes bujare të anëtarëve tanë. Dyfishimi i marrëveshjeve të reja për huazim dhe një raund i ri i marrëveshjeve dypalëshe të huamarrjes ruan këtë “artilieri” financiare. Anëtarët gjithashtu kanë rritur kontributet thelbësore në Frenimin e Katastrofës - dhe Ndihmën dhe Uljen dhe Rritjen e Besimit të Varfërisë.

Kjo na ka krijuar hapësirën të mbështesim anëtarët tanë me të ardhura të ulëta me lehtësimin e borxhit dhe të trefishojmë huazimin tonë koncesional. Ne po angazhohemi me anëtarët për të rritur më tej kapacitetin tonë të huasë koncesionare për të përshtatur paketën tonë të mjeteve të huazimit dhe për të rritur mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve.

4. Përfundimi: Shfrytëzoni momentin

Memoriali më i mirë që mund të ndërtojmë për ata që kanë humbur jetën në këtë krizë është, sipas fjalëve të Keynes-it, "ajo gjëja më e madhe" - ndërtimi i një bote më të qëndrueshme dhe të barabartë.
Themeluesit tanë ia dolën ta bënin. Tani është radha jonë. Ky është momenti ynë!

Përktheu për ResPublica: Gazmira Sokoli

*Titulli i ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.