CoVid-19, Macron deklaron ndalim qarkullimin për 4 javë

Postuar në 14 Tetor, 2020 22:21

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar sot përmes një interviste se në vend do të vendoset gjendja e shtetrrethimit në orët e natës në zonat e Parisit dhe në qytetet e tjera kryesore.

Ai ka shpjeguar se ndalim qarkullimi do të nisë nga e shtuna dhe do të vazhdojë çdo ditë nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Gjendja në fjalë do të vazhdojë për 4 javë dhe sipas raportimeve të tanishme ajo ndërmerret në kushtet e përkeqësimit të situatës pandemike në Francë.

Ne duhet të veprojmë. Ne duhet të frenojmë përhapjen e virusit

citohet Macron.

Shtetrrethimi përfshin Parisin, Lionin, Marsejën dhe Tuluzën, përafërsisht 20 milionë njerëz.

Thyerja e kësaj mase do të ndëshkohet me gjobë 235 euro dhe në rast përsëritjeje me 1500 euro.

Aktualisht, sipas shifrave zyrtare në Francë janë 1539 njerëz në terapi intensive në mbarë Francën nga 5000 shtretër që është kapaciteti i përgjithshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.