Propagandë globale për maskën në rrugë. Raportohet si alarmant një rast riinfektimi i 5 qershorit

Postuar në 13 Tetor, 2020 12:58

Sot në disa media online shqip ka qarkulluar ky tekst:

Siç shihet kemi një parashtrim për një rast riinfektimi të një të riu që thuhet se nuk ka sëmundje shoqëruese, faktin se sëmundja i është rishfaqur më e rëndë dhe një prononcim të një mjekur që thotë se infektimi me CoVid-19 nuk krijon imunitet. Lajmi në fjalë në mediat e huaja që e përcjellin është shumë më i gjerë, megjithëse edhe ashtu spekullativ. Sipas raportimeve ky është rasti i parë që Raportohet nga kërkuesit në SHBA referuar një studimi në revistën “Lancet”.

Thuhet se ky është rasti i pestë në mbarë botën, se pacienti jeton në Nevada, por sqarohet se mes infektimit të parë dhe të dytë ka një distancë kohore gati dy muaj. Infektimi i parë në muajin prill, i dyti më 5 qershor, sipas kërkimeve nga dy variante të ndryshme të virusit. Në media shqip citohet autori kryesor i këkrimit Mark Pandori, vetëm sa i përket aspektit të raportit infektim-imunitet-riinfektim, ndërkohë që në mediat e huaja, i njëjti person nënvizon edhe se:

Është e rëndësishme të vihet në dukje se kjo është një Gjetje e Vetme dhe NUK mund të përdoret për përgjithësimin e këtij fenomeni

Ky pasazh ka rëndësi të madhe sepse ngre një alarm të paqenë për momentin duke kaluar kështu vetiu si justifikim për masat e fundit të mbajtjes së maskës së detyrueshme edhe në rrugë.

Nga ana tjetër shkencëtarët nuk i ka shqetësuar riinfektimi, por fakti se sëmundja për së dyti ka qenë më e rëndë. Një shpjegim për këtë mungon, ndonëse sillet si referencë sjellja e imunitetit me ethet tropikale, kur antitrupat e një infektimi, krijojnë probleme me një riinfektim. Mirëpo sa është kjo e përgjithshme dhe sa në raste sporadike as nuk shtrohet për diskutim. Mjafton të kujtojmë se në 37 milionë zyrtairsht të infektuar në mbarë botën, ka vetëm 5 raste të raportimit të riinfektimit. Ky rast ka qenë më 5 qershor dhe për të shkruhet më 13 tetor.

Mbani maskë në rrugë -, nuk vjen natyrshëm si mesazh në kokë?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.