Nobeli i Fizikës u jepet zbuluesve të vrimave të zeza

Postuar në 06 Tetor, 2020 14:46

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2020 u është dhënë zbuluesve të objekteve më të errëta dhe më misterioze në univers: vrimat e zeza. Çmimi u nda përgjysmë mes Roger Penrose nga njëra anë, ndërsa gjysma tjetër iu dha fizikanëve Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez.

Roger Penrose u vlerësua për zhvillimin e metodës matematikore për të provuar teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe për faktin se gjatë kësaj pune ka arritur të demonstrojë se teoria parashikon formimin e vrimave të zeza, “përbindëshat” kozmikë që kapin hapësirë-kohën dhe gjithçka tjetër përreth.

Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez më vonë zbuluan se qendra e galaktikës sonë, Rruga e Qumështit, është e pushtuar nga një objekt i padukshëm dhe masiv. Në dritën e njohurive aktuale, shpjegimi i vetëm i mundshëm është ekzistenca e një vrime të zezë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.