Gjermania prononcohet kundër rizgjedhjes së Donald Trump

Postuar në 29 Shtator, 2020 13:36

Gjermania e Angela Merkel është shprehur hapur se nuk e sheh si zhvillim pozitiv rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president i SHBA. Kreu I Komitetit të Çështjeve me Jashtë në Bundestagun gjerman, Norbert Röttgen ka deklaruar në një intervistë për “Politico” se rizgjedhja e Trump si president do të vinte në rrezik të ardhmen e lidhjeve transatlantike.

Administrata e tanishme amerikane udhëhiqet nga logjika e ndëshkimit kudo ku has kundërshtime. Nuk është e mundur që të ndërtohet partnership mbi këtë bazë

është shprehur ai.

Sipas tij sjellja e administratës Trump do të çojë në gërryerjen e rolit ndërkombëtar të SHBA deri në pikën e tërheqjes së saj nga skena dhe krjimin  e një boshllëku që do të mbushet nga të tjerë.

Redaksia e “Politico” ka bërë një koment mbi deklarimet e zyrtarit të lartë gjerman, duke theksuar se hapja publike mbi këto çështje reflekton ndarjen e thellë mes Gjermanisë dhe SHBA. Pika më e ulët e marrëdhënieve u arrit me vendimin e Trump për të tërhequr 12 mijë trupa amerikane nga Gjermania që bashkë me vendime të tjera kanë çuar në rënien e imazhit të SHBA në Gjermani.

Röttgen cilësohet si konservatori më i respektuar jashtë Gjermanisë, krahas Schäuble, presidenti i Budestagut dhe në këtë kontekst pritmëria pozitive prej tij e zgjedhjes së Joe Biden i jep tjetër kuptim llojit të ndasive që ka provokuar Donald Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.