Konflikti me Iranin/SHBA redukton stafin diplomatik në Irak

Postuar në 28 Shtator, 2020 22:01

Agjencia “Reuters” raporton se Washingtoni ka udhëzuar reduktimin e stafit të ambasadës së vet në Baghdad duke krijuar dyshime për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas agjencisë, mbyllja e ambasadës – siç është paralajmëruar disa kohë më parë - në një vend ku SHBA ka stacionuar mbi 5000 trupa ushtarake mund të shihet si një përshkallëim i konfliktit me Iranin, një vend me të cilin ka tensione të mëdha.

Mundësinë e mbylljes së ambasadës e ka paralajmëruar edhe sekretari amerikan I Shtetit, Mike Pompeo, përmes një telefonate me presidentin iraken, Barham Salih. Një arsye më shumë për të dyshuar se diçka po ndodh është edhe thirrja e klerikut iraken, Moqtada al-Sadr, që ka kërkuar që të shmangen rëndimi i situatës që do ta kthente Irakun në fushëbetejë.

Të pyetur mbi këtë vendim, përfaqësues zyrtarë amerikanë kanë sqaruar se:

Grupet me mbështetje iraniane që godasin me raketa në ambasadën tonë janë një rrezik jo vetëm për ne, por edhe qeverisën e Irakut

Nuk është e qartë se çfarë po vendoset, por SHBA po tërheq personelin e vet që mund të jetë shënjestër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.