Covid-19, rritet numri i viktimave dhe rastet pozitive  

Postuar në 09 Gusht, 2020 16:30

Numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të ruajë trendin e dy javëve të fundit. Në 24 orë, 136 raste pozitive me Covid-19 i janë shtuar numrit total të atyre që janë prekur deri tani nga ky virus. Rastet janë konstatuar pas kryerjes së 561 testimeve.

Ndërkohë, edhe numri i viktimave ka rritje në krahasim me dy ditët e fundit. Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, mes tyre edhe skulptori Arben Bajo.

Në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, nga të cilët 18 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri, më 9 mars, numri rekord i rasteve të reja në 24 orë ka qenë 139, i regjistruar javën e kaluar. Dy javët e fundit, rastet pozitive ditore kanë qëndruar mes 120-135 të infektuar në ditë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.