Epidemiologu i Yale: Ka një propagandë lufte kundër hidroksiklorokinës. Mund të shpëtojë 100 mijë njerëz

Postuar në 22 Korrik, 2020 00:58

Lëmshit të menaxhimit të pandemisë i është shtuar sot edhe një tjetër nyje. Një shkencëtar nga universiteti i Yale në SHBA, epidemiologu Harvey Risch, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se përdorimi masiv i hidroksiklorokinës mund të shpëtojë në Amerikë 75 000-100 000 njerëz.

Unë besoj se ilaçi mund të përdoret si profilaktik për punonjësit e vijës së parë siç është bërë në Indi

tha ai.

Sipas tij tanimë është aktivizuar një propagandë lufte kundër përdorimit të hidroksiklorokinës për qëllime politike, por jo bazuar mbi fakte mjekësore. Komentet e tij dalin kundër vendimeve të javëve më parë të autoriteteve për të pezulluar përdorimin e medikamentit pasi nuk jep rezultate. Edhe një qendër shëndetësore në Miçigan ka deklaruar se përdorimi i hershëm i ilaçit ul ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga CoVid-19 dhe e ul madje me 66%, kurse në kombinim me azitromicinën kjo përqindje shkon në 71%.

Ky është një mesazh që në fakt shkon pro qëndrimeve publike të presidentit Donald Trump dhe rikthen për diskutim shkencor përdorimin e këtij ilaçi, ndërkohë që në botë po eksperimentohet thuajse gjithçka që mendohet se ka efekte. Cilado qoftë e vërteta e këtij rasti, duhet thënë se autoritetet mjekësore në botë u bënë pis nga kjo pandemi dhe e kompromentuan keq imazhin apo besueshmërinë e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.