Grenell: Shkëmbimi i territoreve, politikë e Bolton. Po qëndrimet e ambasadorëve janë politikë e SHBA?

Postuar në 19 Qershor, 2020 14:19

Tani që John Bolton është shpallur armik i administratës Trump për shkak të librit të tij “The room ëhere it happened”, edhe idetë për ndarjen e Kosovës, mund t’i faturohen atij. Në një dalje në Fox News, emisari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se kjo ide është pikërisht e Boltonit. Thotë Grenell:

Kur jemi te Kosova dhe Serbia, ne do t’i kemi të dy palët në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme (27 qershor) për të folur rreth një marrëveshjeje historike për lëvizje përpara. Unë në mënyrë konstante po luftojë kundër thashethemeve për shkëmbim të territoreve. Por kjo nuk është politika e Trumpit. Por kur gjurmoni më shumë, të dy palët thonë ‘Mirë, po kjo është ajo që Bolton ka thënë. Kështu unë po luftoj thashethemet, pasi Bolton ndiqte politikën e ti, jo të Trumpit

Pra kemi një këshilltar sigurie që ka axhendën e vet e cila shpallet si politikë zyrtare dhe mandej na rezulton se kjo na qenka bërë pa dijeninë e Presidentit të Amerikës.

Ky është një episod që e bën Amerikën qesharake më shumë sesa është bërë  dhe për san a përket na bën të mendojmë nëse politikat e ndjekura dhe artikulara nga ambasadorët e SHBA në Tiranë janë politika zyrtare të SHBA, apo këta diplomatë në një mënyrë apo tjetër janë kurdisur nga të tjerë për të ndjekur axhenda që pak kanë të bëjnë me SHBA?

Është një pyetje që lind natyrshëm kur edhe ish-drejtori i NSA-së amerikane thotë se thashethemet i kanë kushtuar shumë. Ky dualitet nuk para ndodh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.