Vendos të dislokojë ushtrinë në rrugë

Postuar në 02 Qershor, 2020 11:46

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të përdorë ushtrinë për vendosjen e rregullit në SHBA.

Jam betuar të mbroj Amerikën dhe këtë do të bëj. Drejtësia për Floyd do të bëhet por ne nuk mund të lejojmë që protestues të dhunshëm të rrezikojnë qytetarët tanë paqësorë. Unë jam një aleat i të gjithë protestuesve paqësorë, por paqja është dhunuar nga anarkisë profesionistë, Antifa dhe të tjerë…Vendi ynë fiton përherë. Kjo është arsyeja pse nuk do të ndërmarr menjëherë veprimet presidenciale, duke mobilizuar të gjitha burimet civile dhe ushtarake. Do të vendos mijëra dhe mijëra ushtarë të armatosur rëndë dhe zbatues të ligjitë për të ndalur protestat e dhunshme, vandalizmin, sulmet dhe ndaj shkatërrimit të pronës

tha Trump.

Vendimi i tij ka provokuar reagime. Ai i referohet një ligji të vitit 1807, Akti i Rebelimit që lejon dislokimin e trupave, por në Pentagon ka shumë njerëz që janë në siklet nga një gjë e tillë.

Unë besoj se ne në Amerikë nuk duhet të mësohet apo të pranojmë që anëtarë të shërbimeve në uniform të çdo lloji të vendosen në pozicione për mbrojtjen e sigurisë së njerëzve brenda SHBA

citohet gjenerali Thomas Carden i Gardës Kombëtare në Georgia.

Aktualisht administrata e Trump ka urdhëruar detyra konkrete për një batalion të policisë ushtarake në afërsi të Uashingtonit. Bëhet fjalë për 200-250 trupa nga Fort Bragg në Karolinën e Veriut që pritet të “ofrojnë siguri”, por jo të jenë zbatues të ligjit  për akte të tilla si arrestime dhe ndalim protetsuesish.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nga Luis Henri Morgan (i riu: r.th.) Rendi primitiv dhe Xhorxh Fllojdi
..........
Kafsha njeri ka rreth 2-3 mijë vjet që pretendon se koha dhe rendi ku ai ndodhet, është më e mira nga të gjitha kohët, rendet dhe sistemet ku ai ka kaluar më parë. Kjo na jep të kuptojmë, se ai edhe në dhjetra dhe qindra vjeçarët e ardhëm do të vazhdojë me të njëjtin pretendim, duke kritikuar kështu edhe këtë kohë të sotme, ku gjendemi ne sot. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, përderisa ne shohim përditë në të ashtuquajturat demokraci të ndryshme të botës, se si qëniet njerëzore hanë nga një plumb kokës nga mbrojtësit e rendit, policia, apo kalojnë nëpër burgje të super-izoluara e me kushte barbare, apo hanë nga një helm pa e marrë vesh kush, apo shoqërohen për më të shumtën e jetës së tyre me gjithfarë gjobash të rënda, për t’iu nënshtruar kështu këtyre sistemeve të vetprezantuar si demokraci.
U duk se sistemi kapitalist në fillimet e tij, aty para dy-tre qind vjetëve, do të zhdukte kastat, duke i lënë vendin klasave, pra ndryshimit të pareshtur të ngrënësve dhe të të ngrënërve –në gjuhën popullore kjo, apo në gjuhën shkencore: të shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve. Dhe vërtet ky fenomen ka vazhduar disi deri në ditët e sotme. Gjë që nuk e ka shuar shpresën e kafshës-njeri, që ai nga i shfrytëzuar të kalojë tek shfrytëzuesit.
Kjo veti e tij është kamuflluar vetvetiu me gjithfarë teorirash të bukura, si ajo e komunizmit, e socializmit me fytyrë njeriu, e liberalizmit, e kapitalizmit me norma sociale, etj.-etj., sa shpesh ky njeri-kafshë, për shkak të nivelit të tij të ulët intelektual, edhe i ka besuar me tërë mend këto teorira të bukura, duke mos dalluar dot dhunën e ushtruar, apo duke e justifikuar atë me naivitetin e tij të kafshës së zbutur, apo-apo duke bërë sikur kërkon falje, siç po shikojmë për të miliontën herë këto ditë në Amerikë, ku kafshët-robote, policët amerikanë, ulen në gjunjë dhe kërkojnë gjoja falje për vrasjen prej tyre të një afro-amerikani të radhës, Xhorxh Flojdit (George Floyd).
Kjo lloj kafshe-robote, policia, ka arritur sot të armatoset me të gjitha mjetet e nevojshme për të shtypur cilëndo protestë sociale në sejcilin vend të botës. Nuk ka rëndësi se ku jeni, në USA, në Kinë, Rusi, Gjermani, Izrael, Norvegji, Iran, Shqipëri, Kongo e kudo, nuk ka rëndësi se sa njerëz protestojnë, një-dy-tre-dhjetë-njëqind-një milion, këto polici të mirë-armatosura arrijnë sot të shtypin thuajse të gjitha protestat individuale, grupore, mbarë-shoqërore, siç po i shohim sërish këto ditë në USA me rastin e vrasjes së Xhorxh Flojdit. Protestat popullore e kanë humbur sot misionin dhe kuptimin e tyre, pasi populli në kuptimin kombëtar-nacional është duke u zhdukur (emulsuar) dalë e nga dalë në të gjitha shtetet e botës, –në shumë vende perëndimore populli në kuptimin e mësipërm thuajse nuk ekziston më; këto shtete funksionojnë si fabrika të caktuara me punëtorë prodhues, me punonjës jo prodhues, me drejtues kuklla e gjysëm-kuklla, të bindur plotësisht apo pjesërisht ndaj pronarëve të bankave dhe firmave të mëdha, –këta të fundit më së shumti sot janë globalistë e kozmopolitë.
Ky fenomen etniko-social ka patur si shoqërues fenomene pozitive dhe negative, në kuptimin e zhvillimit intelektual. Fenomenet pozitive janë ato të mundësisë së shtuar për ta trajtuar cilindo njeri njëlloj në aspektet shoqërore (sociale), panvarsisht prejardhjes së tij nacionale dhe përkatsisë fetare (nëse ka), –diçka kjo që ka ecur me hapin e kërmillit. Fenomene negative kanë qenë, që shpesh njerëz-kafshë të ardhur nga etni dhe fe të tjera janë përdorur sa për maskeradë (shou), duke mbuluar kështu jo vetëm shfrytëzimin dhe dhunën e kastave drejtuese tek klasat “e poshtme”, por duke kamuflluar edhe vetë sistemin e servilizmit, që fluroizon në thuajse të gjitha shtetet e botës.
Ky shfrytëzim-dhunë-servilizëm prezantohet ku më qartë e ku më kamuflluar. Në vende perëndimore përpiqet të mos dallohet, ndaj ai është mjaft i kamuflluar dhe i zbukuruar. Megjithë këtë, ai i kap të gjithë, disa sot e të tjerët nesër. Gjithkush e dallon kur ai vetë bie në gropën e këtij shfrytëzimi-dhune-servilizmi! Dhe shumica e harrojnë me tu çliruar sado pak nga nga kjo gropë! Ndërsa një pjesë mësohen me ‘të dhe u duket se janë të çliruar prej saj, teksa edhe i sheh ndonjëherë duke protestuar për gjithfarë temash, çështjesh e problemesh; por kurdoherë –në kuptimin figurativ– bëhet fjalë për zvoglimin e bananes që kanë ngënë me dhunë ose me lezet, dhe jo për heqjen e saj tërësisht nga e pramja e tyre.
Të flasësh për metodat e shtypjes, vrasjes dhe mbajtjes nën presion të masës së puntorisë dhe të papunëve në vendet perëndimore, metoda këto të kopjuara edhe nga vende të tjera të botës, mjafton të shohësh vetëm këto ditë televizorin dhe mediat amerikane, ku gjithfarë politikanësh bëjnë sikur grinden mbi vrasjen e Xhorxh Flojdit, ta themi më qartë, mbi vrasjen e radhës, mbi vrasjet e pafundme të Xhorxh Fllojdave!.. Ah, duhet një roman i tërë të shkruash për këto metoda. Ndaj e mbyllim këtu përshkrimin për rendin primitiv “modern” të kafshës-njeri, duke thënë shkurt, se qëndrimi robotik, i blinduar dhe i bindur i armatës ruajtëse të kastës drejtuese në sejcilin vend, asaj policore, me fenomenin e pafundëm të vrasjeve pa më të voglën ndjenjë turpi, pa më të thjeshtin qëndrim vet-kritikues, pa më të domosdoshmen analizë të punës së saj, ka dhe një anë të mirë e pozitive, atë të mospajtimit me këtë sistem shtypës, si dhe atë të kultivimit të shpresës për një rend me ligje më të qartë e të zbatueshëm njëlloj-barabar tek të gjitha qëniet dy-këmbësore njerëzore.
2.6.2020 nga fjale cimbuese / 2020 / George Floyd (i shkurtuar)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.