Një prishje që po fsheh firmën kryesore

Postuar në 15 Maj, 2020 13:27

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një listë ku figurojnë emra drejtorësh në Bashkinë e Tiranës që firmosin për shembjen e godinës. Janë anonimë publikë, me detyra besnikërie, ku disa prej tyre janë verifikuar si njerëz me probleme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Çka bie në sy është se për prishjen e godinës në fjalë ka një shumëzim firmash dhe njerëzish, ka VKM dhe vendim këshilli Bashkiak, për ta shndërruar procedurën në një përgjegjësi kolektive.

Kjo nisi që me ligjin special ku përcaktohej miratimi në parlament, ngritje komisionesh, shqyrtim dhe në fund e drejta e kryetarit të Bashkisë për të deleguar firmosjen e aktit. Cili është stresi që fshihet pas këtyre dredhive? Nëse prishja e Teatrit dhe ndërtimi i një tjetri mbi varrin e të vjetrit është ngjarje për kulturën e këtij vendi siç shprehej një regjizor dje, atëherë në emër të kulturës firma për prishjen duhet të ishte një privilegj dhe jo ankth. Ky akt i pashembullt në historinë e këtij qyteti shkon edhe tej praktikës së regjimit komunist jo për egërsinë, por për natyrën e interesave që përfaqëson pas prishjes dhe mënyrën sesi vepron. Këto firma petritësh që vihen në kurbanin e karrierës personale e që fshihen pas gjoja dispozitave ligjore, janë asgjë më shumë se një mëkat i pranimit, të shumtë tashmë, për pionerët e Lali Erit që mëtojnë të pyllëzojnë Partinë Socialiste nesër.

Një praktikë dredharake, ku sërish nxjerr krye zakoni i falsifikimit të firmave dhe dokumenteve, e bën me nder edhe një politikan me shumë hije si Ramiz Alia, i cili kur u pyet se cili ka qenë momenti kulmor i karrierës së tij, apo ai më i shënuari, në mënyrë shumë të rafinuar u përgjigj se ishte momenti i firmosjes së hapjes së universitetit të parë në Shqipëri. Po këta sot bashkë me kryeministrin çfarë do të lënë pas? 

Historia di se çfarë fshin dhe se çfarë mban në protokollet e veta. Por ne duhet ta themi se ajo që dëshmuam dje ishte një proces kriminal politik. Sot po dëshmojmë një process hajdutërie dhe plaçkitjeje. Të parët mund t’i urresh dhe t’i bësh armiq, këta të sotmit – të shkolluar jashtë - janë jovertebrorë me paaftësi karakteriale për të patur respekt për diçka që nuk ka ngjyrën e parasë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.