Zvicër, zhvillohet një pajisje që gjurmon përqendrim virusesh në ajër

Postuar në 21 Prill, 2020 21:17

Në Zvicër pretendojnë se kanë zhvilluar një biosensor që gjurmon përqendrim në ajër të CoVid-19. Biosensorët përdorin receptorë që përmban “gjurmë gishtash” të ARN-së që janë unike në çdo virus.

Pajisja është zhvilluar nga Swiss Federal Laboratories  në bashëpunim me Institutin Federal të teknologjisë në Zyrih. Ekipi që e ka realizuar biosensorin ka punuar më herët për një pajisje të tillë për viruse të tjera që qarkullojnë në ajër dhe për baktere. Kjo pajisje thonë shkencëtarët mund të kalibrohet për kapjen e CoVid-19 dhe të vendoset në hapësira publike si spitale, stacione treni për të gjurmuar përqendrime të larta virusesh në ajër. Ndonëse pajisja nuk është ende gati për aplikim në terren ajo jep shpresë për një mënyrë të re kufizimi të përhapjes së pandemisë.Z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.