Amerika tradhëtoi Amerikën/Liria nuk është një vlerë universale*

Postuar në 30 Mars, 2020 17:18

J. Rufus Fears ka qenë ndër profesorët më të njohur të historisë klasike në ShBA, i dalluar veçanërisht për pedagogjinë e tij. Leksionet e tij për grekët dhe romakët e famshëm, janë një gjetje gati unike e pasurimit me përvojën historike të ligjërimit mbi veprën e Plutarkut.

Një historian që beson te Historia, mësimet e saj, Fears evidenton në këtë leksion ato që mund t’i quajmë sëmundjet e Amerikës. Sëmundje prej nga rrjedhin thuajse të gjitha keqkuptimet e një pjese të botës me këtë vend. Siç është vënë re edhe nga të tjerë, Amerika tradhëtoi Amerikën, duke braktisur idealet themeluese të saj dhe është ky fakt, pjesë e një procesi historik që e dëshmojmë ashtu siç ka ndodhur edhe më parë me perandori të tjera, që qëndron në themel të problemeve që ka sot rendi ndërkombëtar.

Sepse bashkë me krizën morale të këtij vendi të madh, vjen patjetër edhe kriza shumë serioze e vetëidentifikimit të rolit që ky vend po do të ketë në botë.

*Titulli dhe titrimi i ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.