Korrupsioni, si kontratë e pandryshueshme

Postuar në 29 Shkurt, 2020 13:17

Të ashtuquajturit socialist, por që në fakt janë hajdutët e buxhetit tonë, kanë zgjedhur të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur asgjë nuk ka ndodhur, sikur çdo gjë shkon vaj.

Kryeministri nxori bashkëshorten të flasë në Kongres, një ish-kryeministër del e konfirmon se është ai që kanë besuar të gjithë se është, numri dy i partisë merret me Presidentin, ministrja e drejtësisë ka fituar siguri në vetvete aq sa guxon e flet në emër të popullit. Imagjinoni: Etilda Gjonaj që flet për revolucion!!!

Një ministër i Jashtëm që mbeti në detyrë që i kërkon nuk nuk dihet se kujt që të hiqet kufiri me Kosovën në kontekstin e projektit të Minishengenit.

Mund të vazhdohet pa mbarim lista e zëdhënësve të Edi Ramës në këtë të ashtuquajturin Kongres. Të gjithë mezi qëndrojnë në këmbë nga titujt e shumtë që mbajnë dhe i kanë ngjitur vetes, por flasin dhe riprodhojnë vetëm axhendën personale të një njeriu të vetëm: Punëdhënësit të tyre. Kryeministrit Edi Rama.

Kush ka pak kujtesë politike, e sjell para syve kongresin e vitit 2005 të kësaj partie: e njëjta neveri për ministrat pasanikë, e njëjta krekosje, e njëjta mënyrë të folur në funksion të kryetarit legjendar. I njëjti luks për kohën.

Është simptoma e një sëmundjeje që nuk kursen kënd në këtë vend ku pushteti sjell vetëm pasurim të një grupi dhe asgjë më shumë.

Sot këta familja e socialistllarëve është tubuar rreth një njeriu, të cilin po e merr për të pagabueshëm, për të paprekshëm, për të pakonkurueshëm. Të gjithë ata që janë anës tij janë epitomat e korrupsionit në këtë vend, janë të fuqishëm jo pse kanë rol dhe kontribut, por sepse kanë buxhete.

Këtë nuk do ta shohë në fakt as socialisti më i fundit, i punësuar në ndonjë zyrë dhe që tund flamurin e partisë sa herë të jetë nevoja.

Po të jetë kjo Rilindja, atëherë shumëkush prej nesh duhet të bëjë valixhet e të mos e kthejë më kokën pas. Ne këtë Shqipëri kemi 30 vjet që e jetojmë: Shqipërinë e demokratëve, të socialistëve, lësëistëve, pastaj demokratëve, e pastaj socialistëve të tanishëm. Është e njëjta që nuk ndryshon: ndryshojnë me rotacion vetëm hajdutët nëpër zyra.

Kjo  lloj shëmte që po shpërbën çdo gjë mundet të vazhdojë pafund nëse nuk goditet pasuria e këtyre gjelave të politikës së madhe. Sepse është ëvnë re: falin çdo gjë, vetëm kur i afrohesh rrethit të parasë nervozohen dhe nuk dinë se çfarë bëjnë. Ndaj edhe kjo gjoja Rilindje që premtoi se do bënte namin, nuk preku pasurinë e atyre që ikën, por më keq, i katapultoi në këshilla dhe institucione. Është një normë e legalizuar korrupsioni kjo brenda kësaj partied he mbarë partive, është në fakt kontrata e vetme që mban në këmbë struktura të tilla.

Ndaj edhe paturpësia dhe idiotizmi politik është kaq i madh saqë I lejon vetes që anonimë si Etilda Gjonaj të lejohen e të flasin për revolucon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.