BBC-ja njofton shkurtimin e 450 vendeve të punës: Të lëvizim drejt dixhitales

Postuar në 29 Janar, 2020 17:19

Rrjeti britanik BBC njofton shkurtimin e 450 vende pune që përfshin emisione si Two’s Newsnight, BBC Radio 5 Live dhe World Update. Vendimi në fjalë vjen pak pasi u njoftua mbyllja e programit Two’s Victoria Derbyshire dhe sipas kreut të ri të departamentit të lajmeve, Fran Unsworth:

Duhet lëvizur nga transmetimi tradicional dhe duhet shkuar drejt formatit dixhital

Aktualisht sektori i lajmeve punëson 6000 njerëz, përshirë 1700 jashtë Britanisë së Madhe dhe buxheti i saj pas ndryshimeve do të jetë 480 milionë stërlina në vit. 

Ne duhet të riformatojmë BBC-në për 5-10 vjetët e ardhshëm në një mënyrë që na kursen një sasi thelbësore parash. Ne po shpenzojmë shumë nga burimet tona në transmetimin linear dhe pak në atë dixhital

citohet Unsworth.

Vetë rrjeti njofton se shkurtimet kanë të bëjnë edhe me problemet e hasura në marrjen e shikueshmërisë për kategori të caktuara si ato nga shtresat e varfra dhe ata nën 35 vjeç, por edhe me komisionet e paguara për liçencën. Unioni Kombëtar i Gazetarëve ka vlerësuar se kjo që po ndodh është e dëmshme, por ajo vjen edhe si pasojë e asaj që e ka quajtur

Marrëveshje e fshehtë e BBC-së me qeverinë për liçencën

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.