Nuk dihet ishte deportim apo ekstradim. Avokati: Për Harun Çelik kishte kërkesë nga ambasada turke në Tiranë

Postuar në 07 Janar, 2020 12:17

Dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik, qeveria shqiptare e bazoi në një kërkesë të Ambasadës turke që e akuzon 42- vjeçarin si pjesë të rrjetit të Fetullah Gylen. Alban Bengasi, avokati i Çelik, thotë se autoritetet shqiptare nuk morën parasysh kërkesën për azil të shtetasit turk, vetëm sepse ai nuk e kishte paraqitur me shkrim, por në formë verbale. 

Ka bërë në prani të autoriteteve, në burgun ku ka qenë, verbalisht, dhe ata e kanë refuzuar, me pretendimin se kur të dalësh do ta bësh te Drejtoria e Kufirit e Migracionit, etj, dhe pastaj në momentin që është liruar nga  burgu kur e kanë marrë me furgon policia për ta marrë dhe për ta çuar në Rinas, ka kërkuar përsëri, ka kërkuar avokat, ka kërkuar azil, gjë që është dëgjuar edhe nga të tjerët. Paralelisht  azili kërkohet kur ndjen një rrezik, nuk duhet ta bësh domosdoshmërisht me shkrim, se e bën edhe verbalisht, pastaj ato janë procedura që shteti ti vën në dispozicion sipas lehtësirave përkatëse ose rrethanave përkatëse”.

Shtetasi turk u ndalua në Rinas pesë muaj më parë dhe u dënua për tentativë kalimi me pasaportë të falsifikuar. Sipas Bengasit, edhe kryerja e hetimeve në gjendje paraburgimi për shtetasin Çelik është një shkelje procedurash ana ana e shtetit shqiptar.

“Është hera e parë që mbahet në paraburgim, pëtej afatit 72 orë. Gjithmonë praktika hetimore dhe gjyqësore shqiptare, ka bërë që personat që arestohen për procedura penale, hetohen në gjendje të lirë, marrin masën detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. Ekzistonte që te masa e sigurimit një shkresë që kishte ardhur nga ambasada për këtë person, që tregonte që kishte hetim ndaj tij, nga shteti përkatës”.

Avokati thotë se deri më tani autoritetet shqiptare nuk kanë përcaktuar ende nëse kemi të bëjmë me ekstradim, dëbim apo depërtim.

Nuk dimë të themi që a është dëbim, apo a është deportim, për sa kohë që neve nuk na është vënë në dispozicion praktika nga insitucioni i vuajtjes së dënimit, pra paraburgimi dhe drejtoria e kufirit, për të cilën kolegu im e ka bërë si kërkesë, dhe presim që të kthehet përgjigjje. Të gjithë dokumentacioni se si kanë proceduar këta, për largimin e këtij përsoni. Ka pasur edhe raste të ngjashme, kur kanë komunikuar me vite, kemi shkuar në Gjykatën Administrative, Gjykata i ka refuzuar organeve shtetërore dëbimin e atij personi, por themi ne një mandat, në një kohëzgjatje pesë vjeçare, dhe ka lënë një vit e gjysëm”.

Dorëzimi i Harun Çelik te autoritetet turke ngjalli reagimin e ashpër të dy dy eurodeputeteve që kërkuan hetim të plotë mbi çështjen duke akuzuar qeverinë Rama për shkelje të procedurave dhe konventave ndërkombëtare.

Në mars të vitit 2018, edhe Kosova dëboi 6 shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.