Drejtësia sociale, kryesojnë vendet nordike. Në krye edhe Hungaria me Poloninë, Sllovenia "del" nga Ballkani

Postuar në 07 Dhjetor, 2019 12:01

Fondacioni “Bertelsmann Stiftung” ka publikuar së fundmi Raportin e Indeksit të Drejtësisë Sociale që jep një panoramë të shpërndarjes së mirëqeverisjes në vende të ndryshme të botës. siç mund të pritej listën e kryesojnë vendet nordike, Islanda, Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Pasojnë Hollanda dhe një vend nga Ballkani, Sllovenia që renditet e shtata.

Në 21 vendet e para nga 41 që janë marrë në shqyrtim, hyjnë edhe vende për të cilat propagandohet se janë mbërthyer nga autoritarizmi si Hungaria dhe Polonia, por që konkurojnë me vende të shpallura si maja e demokracisë si SHBA, Franca dhe Gjermania. Në 41 vendet e listuara hyjnë edhe katër vende nga Ballkani si Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania ku dallimin për mirë e bën Kroacia.

Fondacioni sqaron se për krijimin e indeksit përdor një metodë që konsideron disa dimensione të mbledura në mënyrë empirike: Parandalimi i varfërisë, arsimimi i barabartë, aksesi në tregun e punës, përfshirja sociale dhe mosdiskriminimi, drejtësia ndërbrenzore dhe shëndeti. Tregues të shpërndarjes së zhvillimit në mënyrë kapilare dhe që dëshmon për shndërrime kulturore brenda shoqërive dhe sjelljes së institucioneve në politikëbërje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.