indeksi

Drejtësia sociale, kryesojnë vendet nordike. Në krye edhe Hungaria me Poloninë, Sllovenia "del" nga Ballkani

Postuar në 07 Dhjetor, 2019 12:01

Fondacioni “Bertelsmann Stiftung” ka publikuar së fundmi Raportin e Indeksit të Drejtësisë Sociale që jep një panoramë të shpërndarjes së mirëqeverisjes në vende të ndryshme të botës. siç mund të pritej listën e kryesojnë vendet nordike, Islanda, Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Pasojnë Hollanda dhe një vend nga Ballkani, Sllovenia që renditet e shtata.

Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet

Postuar në 12 Prill, 2019 10:29

Dhoma Amerikane e Tregëtisë publikoi Indeksin e besimit të biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.

Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të dobët në Europë

Postuar në 26 Shkurt, 2019 15:37

Indeksi i Shëndetit Konsumator 2018, i matur nga instituti suedez Health Consumer Powerhouse, ka treguar se Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete evropiane për cilësinë e shërbimit shëndetësor, ndërsa listën e kryeson Zvicra për një kujdes shëndetësor pothuajse të përkryer. Pavarësisht promovimit të rritjes së cilësisë së shëndetit, në fakt duket se peshorja anon në anën e kundërt. Vendi ynë, krahasuar me një vit më parë, ka rënë tre vende duke u renditur i fundit, ndërkohë që në indeksin e vitit të mëparshëm, Shqipëria linte pas Rumaninë, Malin i zi dhe Bullgarinë.

Një mundësi për të kuptuar se ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë

Postuar në 02 Shkurt, 2018 14:30

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet kryesore për sekretin financiar në botë. Tax Justice Network ka publikuar së fundmi Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2018, i cili përfshin 112 vende dhe në krye qëndrojnë edhe vende si Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me sekret financiar, ky indeks konsideron nivelin e sekreti dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve.

Ndotja e ajrit, Shqipëria pa të dhëna në hartën europiane

Postuar në 16 Nëntor, 2017 20:22

Një hartë interaktive që pasqyron nivelin e mikrogrimcave të ozonit apo dioksidit të azotit u  lejon tani e tutje qytetarëve europianë të dinë në çdo kohë cilësinë e ajrit në të gjithë Evropën, ku ndotja e në atmosferë shkakton çdo vit qindra e mijëra vdekje të parakohshme. "Indeksi evropiani cilësisë së ajrit ", i cili u vu nën funksion nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEE) dhe Komisioni Evropian mbledh të dhëna për çdo orë nga më shumë se 2.000 stacione matëse në Evropë.

Liria Ekonomike 2017, Shqipëria bie me 1.5 pikë. Por mbetet ndër vendet më të mira në Ballkan

Postuar në 18 Prill, 2017 09:34

Indeksi i Lirisë Ekonomike i vitit 2017, publikuar nga fondacioni “Heritage” e vendos Shqipërinë në vendin e 65-të nga 180 vende të matura.

Shqipëria mes regjimit hibrid dhe korrupsionit

Postuar në 27 Janar, 2016 09:51

Qeveria mund të paguajë në faqet e prestigjozes "The Economist" për ta prezantuar Shqipërinë si një vend atraktiv dhe lider i reformave në Ballkan, por në dy raporte të fundit Shqipëria vazhdon të perceptohet si një vend me regjim hibrid dhe shkallë të lartë korrupsioni. Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” ka publikuar indeksin e demokracisë për vitin 2015, ku nga katër ndarjet e niveleve të demokracisë: Demokraci e plotë, Demokraci me defekte, Regjime hibrid dhe Autoritarizëm mbetet ne grupin e vendeve të cilësuara si me “regjime hibrid”.

Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, kryesojnë gjykatat

Postuar në 15 Tetor, 2015 08:51

Forumi Ekonomik Botëror ka matur indeksin e konkurueshmërisë globale, duke vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve. “Monitor” shkruan se në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë. Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Shqipëria, një vend me kushte jo të mira për të moshuarit

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:35

Shqipëria është një vend që nuk ofron kushte të mira për trajtimin e të moshuarave. Sipas një raporti të Global Age Watch 2015, vendi ynë renditet i 53-ti nga 96 shtete të marra në shqyrtim. “Ky indeks shqyrton disa parametra, nga ku nxjerr konkluzione mbi sigurinë e të ardhurave: pensionet, përqindja e varfërisë, statusi shëndetësor, kapacitetet: edukimi dhe punësimi, si dhe mjedisi: siguria dhe kapaciteti i transportit”, raporton “Monitor”. Ne vend të parë qëndron Zvicra, kurse në fund të listës Afganistani.

Subscribe to RSS - indeksi