Durrësi, më i godituri. Raportohen viktima nga tërmeti

Postuar në 26 Nëntor, 2019 07:51

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotshëm ka sjellë viktma. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama që ka qenë gjatë natës në Durrës, qyteti që është goditur më shumë. 

Në orën 07:00 është regjistruar edhe një lëkundje tjetër me magnitudë 5.9 ballë, që konsiderohet paslëkundje. 
Nuk ka ende një bilanc zyrtar, por ministrja e Shëndetësisë Manastirliu komunikoi se ka mbi 100 njerëz të lënduar. Në mediat sociale janë përcjellë pamje nga Durrësi ku janë shembur pallate dhe janë regjistruar të paktën dy viktima. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.