Tanjug: Minishengeni Ballkanik, Plan B i presidentit Vuçiç

Postuar në 31 Tetor, 2019 13:08

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik është konceptuar dhe nxitur nga presidenti serb, aleksander Vuçiç, sapo në tavolinë është hedhur propozimi francez për partneritet të privilegjuar me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tanjug e quan Minishengenin Ballkanik si Plani B i Serbisë dhe ai synon afrimin e vendeve të rajonit, krijimin e klimës së bashkëpunimit deri sa rajoni të anëtarësohet plotësisht në BE. Tabloidi “Kurir” madje shkon më tej kur referon burime sipas të cilave ideja e Vuçiç është për bashkim ekonomik rajonal, e cila është mbështetur edhe pala malazeze.

Është krejt e paqartë se çfarë roli luan këtu Shqipëria e cila shfaqet herë pas herë në takime ku vë një firmë dhe mandej asgjë nuk ndodh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.