Tym i bardhë për BREXIT

Postuar në 17 Tetor, 2019 17:11

Bashkimi Europian dhe qeveria britanike arritën marrëveshjen për Brexit siç njoftoi kryeministri britanik Boris Johnson.

"Kemi arritur një marrëveshje të drejtë dhe të ekuilibruar për Brexit”-tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker menjëherë pas arritjes së marrëveshjes. “Është një marrëveshje që dëshmon për angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje. Unë rekomandoj që samiti i BE  ta ratifikojë këtë marrëveshje"-shtoi ai.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel negociatori evropian, Michel Barnier sqaroi se marrëveshja e re, ndryshe nga ajo e mëparshmja parashikon që në Irlandën e Veriut të zbatohen rregullat e Bashkimit Europian, sidomos ato që kanë të bëjnë me mallrat, ndonëse ky rajon do të jetë pjesë e hapësirës doganore britanike por gjithashtu do të jetë një pikë hyrëse në tregun e përbashkët të BE-së.

Partia Demokratike e Irlandës Veriore (DUP), Partia e Punës dhe Partia Kombëtare e Skocisë (SNP) kundërshtojnë marrëveshjen e re të Brexit, duke e cilësuar të pasigurtë miratimin nga Parlamenti Britanik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.