Rusia propozon që aktivitetet e Komitetit I të Asamblesë së OKB-së të zhvillohen në Europë

Postuar në 04 Tetor, 2019 15:44

Rusia ka propozuar zyrtarisht që duke nisur nga viti 2020 sesionet e Komitetit të Parë për Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të zhvillohen në Europë. Zëvendës ambasadori i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi Gjenevën ose Vjenën si vende të mundshme për këto aktivitete duke hedhur kështu idenë që SHBA të mos jetë më vendi ku zhvillohen ekskluzivisht aktivitetet e OKB-së së këtij komiteti.

Rusia përballet aktualisht me refuzimin e autoriteteve amerikane për të pajisur me vizë 1/3-ën e delegacionit që merr pjesë në sesionet e Komitetit dhe madje edhe ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov, viza iu akordua në maksimumin e afateve.

Kështu SHBA po shfrytëzon një të drejtë territoriale për të bllokuar apo bërë politikë me aktivitetet e një organizate globale që në fakt do të duhet të funksiononte krejt ndryshe në kushtet e tanishme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.