Konfirmohet dështimi i reformës territoriale. Kryeministri: Plazhet kalojnë nën administrimin e Tiranës

Postuar në 04 Gusht, 2019 18:06

Fushata kundër informalitetit në plazhe duket se ka qenë asgjë më shumë sesa një maskaradë për të justifikuar ligjin e ri në muajin shtator. Sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes Fdacebook se në shator ligji i ri do të sanksionojë kalimin e vijës bregdetare nën administrimin e qeverisë në Tiranë duke ja marrë këtë të drejtë pushtetit vendor.

shkruan Rama.

Kjo qasje konfirmon katërcipërisht dështimin e reformës territoriale administrative e cila u krye duke sugjeruar më shumë kompetenca, më shumë sipërfaqe në administrim. Bashkitë që Duam, janë tashmë thjesht seksione punësimi të Partisë Socialiste, ndërkohë që me këtë ligj edhe të ardhurat që vilen nga ata që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të vijës bregdetare, nuk do t’i shkojnë më pushtetit vendor, por ministrisë së linjës.

Ka vallë ndonjë gjë për të cilën nuk vendos Tirana në këtë vend? Mashtrimet me autonomi lokale e decentralizim u kompromentuan qëkurse z. Rama nisi të bllokonte ndërtimin dhe t’i jepte vetes të drejtën e lejes për objekte mbi gjashtë kate. Është një nismë për të cilën duhet parë relacioni dhe dispozitat, por nuk ka një akt të vetëm në këto gjashtë vjet nga kjo qeveri që të jetë konvertuar vetëm në interes publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.