Erdogan kërcënon hapur Qipron

Postuar në 21 Korrik, 2019 17:51

"Ushtria turke nuk do të ngurrojë të bëjë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse kjo do të jetë e nevojshme për sigurinë e qipriotëve turq". Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij për 45 vjetorin e ndërhyrjes turke në Qipro, nisur nga përshkallëzimi i tensionit i krijuar javët e fundit nga shpimet turke në Mesdheun lindor.

"Ata që besojnë se pasuria e ishullit të Qipros u përket vetëm atyre do të përballen me vendosmërinë e Turqisë dhe të turqve qipriotë. Ata që ëndërrojnë të ndryshojnë faktin se qipriotët turq formojnë një pjesë integrale të kombit turk së shpejti do të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të kota"-shtoi presidenti turk.

Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm, turk Fuat Octai tha dje se Turqia do të vijojë aktivitetin e saj në Mesdheun lindor. Anija e parë e shpimit, Fatih, nuk gjeti rezerva të gazit natyror në Mesdheun Lindor, por në muajin gusht kërkimet do t’i vijojë anija "Orout Reis".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.