Gjykata e Durrësit ndryshon mendim, vërteton mandatin e kryebashkiakes Sako

Postuar në 19 Korrik, 2019 14:15

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.

Vërtetimi erdhi pas kërkesës gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje.

Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka.

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, të cilës i kërkon njohjen e mandatit të kandidates së saj, Valbona Sako.

Vendimi erdhi një ditë pasi e njëjta gjykatë nuk i konfirmoi mandatin Sakos si kryetare e bashkisë, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, është shprehur se mandati i saj është i ligjshëm dhe nisur nga kjo, ajo do ta apelonte vendimin.

Gjykata e Durrësit e argumentoi vendimin me faktin se Partia Bindja Demokratike, e vetmja me kandidate në garë përballë Sakos, ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar dhe kjo e bënte garën të pavlefshme.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.