Cicërimat pa vlerë të ambasadorit Soreca

Postuar në 03 Korrik, 2019 12:46

Sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka u ka bërë thirrje palëve politike të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Sipas tij, si qeveria, ashtu edhe opozita duhet të tregojnë pjekuri dhe të përqendrojnë përpjekjet e tyre në objektivat që lidhen me vendimin e Komisionit në Tetor për çeljen e negociatave.

Në një seri postimesh në rrjetin social tuiter diplomati europian thotë se është koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.

Do ishte me vlerë çdo sugjerim apo ndërhyrje e zotërisë në fjalë, nëse kredencialet e tij personalisht, por edhe të BE-së, nuk do të ishin të kompromentuara. Por një ambasador që cicërin në twitter duke treguar rrugën e zgjidhjes së krizës, kur ai dhe institutucioni që përfaqëson dështuan në evitimin e zgjedhjeve njëpartiake, nuk ka si të ofrojë zgjidhje.

Soreka gjithsesi ka ofruar të njëjtën supë me atë që serviri ambasada amerikane, ndonëse ndaj misionit Euralius ka edhe rezerva të shprehur publikisht nga Presidenti i Republikës për njëanshmëri në procesin e reformës në drejtësi.

Megjithatë ambasadori i BE-së në një deklaratë që i ngjan më shumë nje replike ndaj presidentit, thotë se zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është një proces i pakthyeshëm, duke shtuar se fokusi tani është krijimi i Prokurorisë Speciale  dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese në funksionalitetin e saj.  Ai thotë se pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të përmirësojë më tej luftën e kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.